Miratohet ndërtimi i gazsjellësit “Nord Stream 2”, rrit kapacitetin ekzistues

28 Mars 2018, 06:03| Përditesimi: 28 Mars 2018, 06:05

  • Share

Gjermania miratoi ndërtimin e gazsjellësit “Nord Stream 2” që kalon në detin Balltik, njoftoi Agjencia Federale Detare dhe e Hidrokarbureve (BSH).
“Nuk kishte probleme në lidhje me navigimin apo mjedisin detar për të ndaluar ndërtimin e seksionit prej 31 kilometrash të gazsjellësit në zonën ekskluzive ekonomike”, deklaroi agjencia.
“Nord Stream 2” pritet të rrisë kapacitetin e gazsjellësit ekzistues “Nord Stream”, që transporton gaz natyror nga Rusia drejt Gjermanisë. “Ne jemi të kënaqur që të gjitha lejet e nevojshme për seksionin prej 85 kilometrash që kalon në Gjermani tani janë dhënë”, deklaroi menaxheri i “Nord Stream”, Jens Lange.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?