Miratohet vendimi për përdorimin e 316.9 mln lekësh për rikonstruksionin e banesave dhe pallateve në bashkitë Mirditë, Vorë dhe Rrogozhinë

1 Korrik 2020, 19:34| Përditesimi: 1 Korrik 2020, 19:35

  • Share

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë përdorimin e një fondi në masën e 316.9 milionë lekësh për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe pallateve, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit.

Këto objekte që do të rikonstruktohen nuk janë dëmtuar rëndë për tu ndërtuar nga e para.

Buxheti është miratuar për bashkitë Mirditë, Vorë dhe Rrogozhinë. Konkretisht bashkia Mirditë do të ketë në dispozicion fondin prej 29 milionë e 820 mijë lekësh.

Bashkisë së Vorës do ti transferohet fondi prej 176 milionë e 250 mijë lekësh, si dhe Bashkisë Rrogozhinë  110 milionë e 900 mijë lekë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?