Mirdita dhe Kurbini pa kapacitete për të përballuar zjarret! Qarku Lezhë pa logjistikë, prefekti: 90% janë të qëllimshme

14 Korrik 2023, 15:03| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 15:08

  • Share

Në Bashkitë e Kurbinit dhe Mirditës përballimi i situatës së zjarreve gjatë verës ka qenë një sfidë shumë e madhe vitet e kaluara. Vetëm gjatë verës së 2022-shit në Qarkun e Lezhës, u shkrumbuan rreth 1 mijë hektarë pyje, ndërkohë që në rrezik u vunë shumë banesa.

Mungesa e kapaciteteve logjistike, burimeve njerëzore dhe infrastrukturës ka vënë në vështirësi strukturat vendore të cilët duhet të veprojnë në rastet e  fatkeqësive natyrore dhe rënies së zjarreve

Shqetësimi u ngrit së fundmi nga drejtuesit e Shërbimit Zjarrfikës dhe Emergjencave, gjatë një takimi të zhvilluar nga prefekti i Qarkut Lezhë. Edhe pse problematika është referuar ende asnjë fond mbështetës nuk është miratuar deri më tani.

 “Nuk ka akses për përdorimin e mjeteve zjarrfikëse dhe është shumë e vështirë, pasi terrenet janë shumë të vështira. Kur merr përmasë një vatër zjarri që kalon 1 ha, nuk mund të përballohet me mjete rrethanore. Ka bashkëpunime, s’ka fond. Fshatrat e Mirditës janë shpopulluar12 zjarrëfikësa nuk dimë ku ne përdor dhe kjo është problem. i kemi bërë kërkesë Ministrisë së Financave por nuk na është miratuar. 

“Nuk kemi forca mbështetëse. Në fshat kanë mbet mosha e baballarëve tanë.”- thotë ai.

Zjarret e qëllimshme nga ana tjetër janë një sfidë më vetë, pasi sipas shifrave zyrtare mbi 90% e zjarrvënieve vendoset nga keqbërës. Prefekti i Lezhës Gjergj Prendi dhe Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako apeluan që autorët të identifikohen dhe vihen para përgjegjësisë ligjore

 “Bashkitë i kanë të gjitha strukturat për të evidentuar rastet e rënies së zjarrit. Një rast i rënies zjarrit eliminohet në rast se evidentohet,  studiohet. Dëmtimi i pronës është vepër penale. Kërkoj me ngulm nga Policia e shtetit që personat të cilët janë të evidentuar, të krijohet mundësi e kontaktimit me ta që të gjendet mundësia e eliminimit të veprave të tyre penale”- tha Gjergj Prendi.

“Të identifikojmë dhe vëmë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat zjarrëvënës sepse pasojat që vijnë për shkak të një fatkeqësie me një indicie njerëzorë është shumë e madhe. Kryetarët e Bashkive të marrin përgjegjësitë e veta se jane votuar për këtë punë.”- tha Haki Çako.  

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?