Mirditë- Një 31-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se në hapësirën e pyllit në afërsi të fshatit të tij, në një parcelë kishte kultivuar dhjetëra bimë të dyshuara kanabis sativa.
I riu u kap në flagrancë në parcelë duke u kujdesur për bimët narkotike në orët e mbrëmjes, thuhet në njoftimin e policisë.
Vladimir Nikolli, banues në fshatin Kujt është i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 4 kilogramësh lëndë narkotike kanabis sativa, një armë gjahu, simbole pamore dhe jelek antiplumb si ato të policisë.
Në vijim të operacionit, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” shtetasit F. Gj., 48 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Fan dhe Sh. M., 57 vjeç, me detyrë specialist i pyjores. Këta shtetas dyshohet se nuk kanë kryer detyrën e tyre funksionale në zonën që mbulojnë.
Operacioni u kodua “Fani”.
Materialet i kaluab Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.