Mirela Hallaçi nga Kukësi prej 5 vitesh ushtron zanatin e kasapit, duke arritur të thyejë steriotipin për këtë zanat “burrash”.
Mirela ka përfunduar studimet e larta për Infermieri të Përgjithshme, por ka zgjedhur të punojë në biznesin familjar.
E nisi si ndihmëse në dyqanin e bashkëshorit dhe sot menaxhon gjithë biznesin.
“Kam pas infermierin si zanat, puna e kasapit ka qenë pasioni im, kam ardhur si ndihmëse këtu në dyqanin e bashkëshortit, më ka hyrë në qejf dhe e kam shumë dëshirë”- u shpreh Mirela.
“Më e lehtë është të presësh mishin sesa të bësh gjilpëra. Kam bërë edhe serume por më lehtë është të presësh mish. Më mirë tek puna jote se sa të shkosh të përballesh tek spitalet. Çdo grua kuksiane mundet ta bëjë këtë profesion nëse ka dëshirë.”- shtoi ajo.
Fillimet nuk kanë qënë të lehta, madje është ndeshur në habinë dhe paragjykimet e bashkëqytetarëve në Kukës. Mëgjithatë ndaj klientëve, tregohet e kujdeshme duke u munduar t’ju plotësojë çdo kërkesë. Mirela u bën thirrje të rinjve që synojnë largimin jashtë kufijve, që të angazhohen me punë në vendin e tyre, të mos druhen nga komplekset dhe steriotipet.
Ate lloj pune(meat clerk) mund t'a beje kushdo,nuk eshte e veshtire me trajnimin e duhur,ceshtja eshte nese je nga ata lloj kasapesh qe u marrin jeten kafsheve?! Ajo eshte nje pune,para te ciles infermjeria do te dukej lule! Gjithashtu,po shikoj qe ne dyqan pronaret perdorin nje trung peme per te prere mishin.Tek ne eshte kategorikisht e ndaluar nje gje e tille per arsye qe kuptohen,duket qe ne Shqiperi ka rregulla te tjera!
Përgjigju