Mish qingji me oriz dhe qumësht nga zonja Vjollca

9 Mars 2021, 10:49
  • Share

Mish qingji me oriz dhe qumësht

Përbërësit:

1 kg mish qingji

1 1/2 gotë oriz

3 gota qumësht ( I nxehtë)

1 1/2 gotë lëng mishi

2 lugë gjelle gjalp

kripë

Përgatitja:

Fillimisht lajmë, shpëlajmë mishin dhe e vendosim atë në tenxhere. Hedhim kripë, e mbulojmë me ujë të valuar dhe e lëmë mishin të ziejë deri sa të shpohet me pirun. Pastrojmë orizin, e shpëlajmë, e kullojmë mirë dhe më pas e vendosim në një tepsi të lyer me pak gjalpë. Vendosim mbi të thelat e mishit të shpërndarë nëpër tavë. Mbi copat e mishit vendosim nga një amjë luge kafe gjalpë. Hedhim fillimisht qumështin e nxehtë me pak kripë mbi copat e mishit dhe orizit. Më pas shtojmë lëngun e mishit të nxehtë dhe menjëherë e vendosim tepsinë në furrën e parangrohur në temperaturën 190ºC për 25-30 minuta derisa sipërfaqja e mishit dhe orizit të skuqet.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?