Lulzim Basha

Misteri i degradimit të Lulzim Bashës në vulgaritet

5 Korrik 2018, 21:14| Përditesimi: 5 Korrik 2018, 21:16

  • Share

Lulzim Basha po shfaq një anë të panjohur të tij më parë, shthurjen e gjuhës në ligjërimin publik. Ka filluar të përdorë fjalë të pista dhe të rënda, përzier me fjalë të zakonshme dhe pa kuptim, herë duke tentuar të egërsohet, kur thotë fjalë të buta, e të zbutet kur thotë fjalë të egra, duke e bërë edhe më të pakuptueshëm portretin e tij politik.

Nuk kuptohet ende çfarë i ka ndodhur. Me shumë gjasa mendon se po imiton Berishën. Por është shumë larg tij. Berisha është i vërtetë në fjalorin e tij vulgar dhe të egër, edhe pse nuk thotë të vërteta. Kur Berisha niset të të shajë, atij ia formon fjalët shpirti. Skuqet i gjithi, vetë-tërbohet, i egërsohet fytyra dhe pastaj me gjuhën e trupit e mendjes, prodhon të njëjtin mut që nxjerr edhe nga goja. Është e qartë se çfarë është duke bërë. Ti e kupton se ai është duke të sharë, ende pa e hapur gojën.

Njësoj dhe kur tenton të bëjë si burrë shteti. E ka tipike dhe gjuhën e trupit për këtë mizaskenë. Rrotullon kokën në shenjë mosaprovimi, ngul sytë diku tej dhe bën sikur thotë fjali të mëdha.

Po kështu dhe kur nis e lavdëron. I shkëlqen fytyra, e kap një e qeshur që të mos ja marrin seriozisht çfarë thotë dhe nis e lavdëron. Njësoj sikur uron gruan për ditëlindjen. Është ndoshta politikani me më shumë identitet nga gjuha e trupit në politikën shqiptare.

Lulzim Basha thjeshtë mund ta adhurojë këtë gjë, po nuk e bën dot. Se duhet ta kesh natyrale atë fjalor, atë mënyrë të menduari dhe të shprehuri. Duhet të të “tregojë boja çfarë nxjerr goja” thotë populli në këtë rast. Lulzimit, “boja”, dmth trupi, i tregon diçka tjetër, fjalët diçka tjetër dhe problemi është diku tjetër.

Një pistë tjetër mund të jetë që mund ta kenë lëshuar dhe nervat. Ndonjëherë pafuqia të bën nervoz dhe e humbet logjikën. Por dhe kjo nuk është shumë bindëse. Ai duket që është nervoz, por ato që thotë nuk kanë lidhje me fyerjen e kundërshtarit. Ai nuk kupton çfarë thotë, pasi bashkon gjëra të rënda dhe të lehta me një lehtësi të papërballueshme që më së paku tregon se ai nuk e di çfarë flet.

Por në fund të fundit, mund të jetë një rekomandim i këshilltarëve të tij për të bërë si i fortë. Ndoshta mendon se duke qenë agresiv, shpifës, i papërgjegjshëm dhe baltosës, mund të ketë sukses, ndryshe nga sa tentoi katër vitet e para, si djalë i edukuar.

Nuk është keq ta provojë, por shumë vonë për filluar formimin e një portreti të ri, të liderit të opozitës, me gjëra elementare, dmth si të flasë, si të sillet e si të ngrejë e ulë zërin. Janë ushtrime fillestare, të cilat njeriu i bën para se të hyjë në politikë. Jo tani që po bëhet gati për të dalë.

Komento

Komente

  • Shunden-Bunden: 07/07/2018 14:56

    Lulexime By....a hyri ne politik nga gurrmazi e po del nga xorra e b...

    Përgjigju
  • Express information.: 07/07/2018 08:41

    te gjithe e dijne,i madhe dhe i vogel,se mero baze eshte nje agjent i paguar nga droga e edi rames,nje koher te gjate i paguar nga ilir meta e lsi,dhe mero baze ja merr ne goj edi rames,dhe te gjithe titujt e tij jane per maskimi e falcifiminin e realitetit ne shqiperi,dhe maskim trafik drogen e krimin e organizuar te Mafis ps.

    Përgjigju
  • gardiani: 06/07/2018 11:12

    Kur ben te ''FORTIN'', yzmeqari i babales''!!!!!!

    Përgjigju
  • Erik: 06/07/2018 07:39

    Si gjithmone shkurt dhe sakte Mero. Kur fliste Basha dje ne kuvend, kam bere nje koment ku thosha qe patetizmi i tij kur flet me nje fjalor shabllon e ben qesharak deri ne neveri.

    Përgjigju
  • Loran shehu: 06/07/2018 02:38

    Ik o mero baze o hien me pulla e ngordhur

    Përgjigju
  • Ermir: 05/07/2018 21:34

    Mero ti mos bej si vorgjereshe se ketij lules i ka ndoshur ajo qe te kaploj ty disa vite me pare. Po ke harruar ti nxjerr tani shkrimet dhe daljet e tua ne televizor qe perdorje gjuhe prej ordineri e pislleku. Ti mero besoj e kupton mire lulin e vocer ndaj mos na shit sot ne 2018 keto opinione se nje kazan si lulja je dhe ti. Njesoj fare ne forme e permbajtje. Jeni bere per popullin te shpelare komplet ne te gjitha kuptimet

    Përgjigju
  • Ops: 05/07/2018 21:21

    O mero o legen , ca shkrimi idjot eshte ky

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?