Sali Berisha në konferencën e djeshme për shtyp

Opinion

Mitizimi, personalizmi dhe lideri i fortë s'janë e ardhmja e PD dhe e Shqipërisë

11 Nëntor 2021, 10:09| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 10:11

  • Share

E zëmë, se rruga e ndjekur për të rrëzuar Bashën është korrektet, po mirë, po politikisht tek PD vetëm një person për 30 vjet ka të drejtë të jetë kryetari i saj, të jetë President Republike, të jetë Kryeministër dhe pas 30 të kërkoj të bëhet prapë Kryeministër? Janë ndërruar breza biologjik, por brezi politik kërkon të jetë i pandryshuar!

 A ju duket korrekt politikisht kjo situatë? A ju duket demokratike e gjithë kjo histori politike 30 vjeçare e PD? Pra, dikush që ka lindur në 1990, edhe pse ndoshta nga një familje fisnike e persekutuar, nuk ka të drejtë të bëj karrier në PD e as të ketë mundësi për tu bërë kryetar i saj e ndoshta një ka po ashtu zerro mundësi të jetë kandidat për Kryeministër? Nëse shikojmë historinë e PD, a është histori personalizimi dhe bunkerizimi? Si ka mundësi që PD nuk mundet të bëhet as si  LDK? A është një person i vetëm fajtor i historisë së PD në këto 30 vite? Dikush me thoshte se kush do të futet në garë? Por, si mund të futesh në  garë në një parti që nuk është hapur kurrë dhe kjo është bërë më qëllim për t'i shërbyer një personi të vetëm! Si mund të ketë garë ku e gjithë partia ka qenë dhe ka mbetur në shërbim vetëm të mitizmit të një personi të vetëm duke e paraqitur atë si më të mirin dhe të pazëvendësueshmin! Si mund të jenë dakord të rinjtë demokrat me këtë situatë e me këtë version të bërit politik? E kuptojnë të rinjtë aktual se në vazhdon kjo muzikë, atyre do ju vij, ndoshta, radha tek PD vetëm kur ata të jenë në pension! Të rinjtë demokratë mjaftojnë të shikojnë se kush janë ata që dorëzuar mbledhjen e firmave për të kuptuar të ardhmen e PD dhe modelin që i ofrohet Shqipërisë? Persona që jetojnë vetëm përmes politikës në kurriz të anëtarësisë! Po s'ka Shqipëria djem e vajza shumë më të mirë e mbi të gjitha idealistë që mund t'i shërbejnë më pasion PD e me idealizëm Vendi!

Bota demokratike ka shpikur pikërisht limitin e mandateve, sepse pushteti kthehet në obsesion duke krijuar mundësi që të instalohen diktatura! Të gjithë diktatorët ka ardhur për herë të parë me votë demokratike, por janë larguar vetëm me protesta ose për shkak të vdekjes natyrale!

SHBA ka pasur në fillim mandatin e presidentit dhe kjo ka bërë që për shumë kohë të ishte president, për shembull Ruzvelt e ndoshta me votë nuk do të mundej kurrë! Por, sa do i zoti të jetë dikush, nëse qeveris gjatë, ai krijon ose bëhet pjesë e sisteme korruptive në funksion të mbajtjes së pushtetit! Prandaj, SHBA nuk priten ta zgjidhin me votë jetëgjatësinë e një lideri, por vendosen me amendament kushtetues, që një president kishte të drejtë dy mandate, dhe nëse ishte edhe "profet" përjashtohej nga gara e votës për tu rizgjedhur!

Historia e shekullit të kaluara e sidomos, pikërisht historia e vendit tonë, na ka mësuar se personalizmi dhe mitizimi i personit janë shenjat të qarta për të instaluar diktatura ose ndoshta në ditët e sotme për të krijuar mundësi reale të oligarkive dhe autokracive! Pushtet i gjatë dhe qëndrimi I gjatë në pushtet krijoj ose mbështet sisteme korruptive  se kërkohet ruajtja e pushtetit dhe monopolizimi I elitës duke përjashtuar çdo prurje të re!

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?