Kyriakos Mitsotakis

Mitsotakis paralajmëron sërish Maqedoninë e Veriut: Kur dikush tërheq litarin, duhet të jetë gati edhe të ‘këputet'

25 Maj, 09:15| Përditesimi: 25 Maj, 09:29

  • Share

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i ka dërguar një mesazh politikës në Maqedoninë e Veriut.

 “Kur dikush e tërheq litarin, duhet të jetë gati dhe të këputet. Dhe nëse del nga kursi i rënë dakord, le ta dijë se do ta gjejë të mbyllur rrugën drejt Europës, ​​rrugë e cila kalon nga Greqia dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Mitsotakis.

Bazuar në Marrëveshjen e Prespës, Maqedonia e Veriut detyrohet që emrin e ri të shtetit ta zbatojë, si në përdorim të brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Kjo marrëveshje i dha fund kontestit shumëvjeçar duke ua hapur rrugën përpjekjeve të vendit për integrim në BE dhe NATO.

Por presidentja  Gordana Silanovska-Davkova gjatë ceremonisë së betimit përdori vetëm termin "Maqedoni". Në një reagim të presidencës thuhej se Presidentja maqedonase në daljet e saj publike ka të drejtë të përdorë emrin 'Maqedoni', si akt i së drejtës personale për vetëvendosje dhe vetidentifikim, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe në përputhje me vlerat dhe parimet evropiane.

Edhe kryeministri i Maqedonisë përdori termin "Maqedoni" duke ngjallur kështu reagimin e Athinës zyrtare

Përsa i përket marrëdhënieve me Turqinë kryeministri ka bërë të qartë se “nuk diskutohet për një zgjidhje paketë.

Greqia nuk i harron mosmarrëveshjet e saj me Turqinë, shprehet ai. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet të jetojmë me gishtin në këmbëzë gjatë gjithë kohës.

“Dhe për shkak se disa njerëz në Greqi dhe Turqi ushqehen me krizën greko-turke, pyesni kritikët tanë për rezultatet e politikës sonë, të cilët shohin uljen e flukseve të imigracionit. Ose banorët tanë të ishullit që kanë parë rritjen e ekonomive lokale nga vizat për vizitorët turq. Shih edhe pozicionin e Greqisë në kontekstin ndërkombëtar. Konfrontim apo tentativë për të bashkëjetuar me fqinjin tonë kur pak më poshtë Lindja e Mesme është në flakë dhe në zemër të Evropës lufta është ndezur?" shton Kyriakos Mitsotakis.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koli: 25/05/2024 10:40

    Ka kohe qe greqia po behet shteti shantazues ne ballkan. Greqia shantazhon Shqiperine, Maqedonine, Bullgarine, Turqine, Egjiptin. Problemi nuk qendron tek fqinjet e saj por tek vete Greqia e cila edhe ne politikat e jashteme luan rolin pro Serb dhe pro Rus duke u kamufluar me dinakeri. Kjo duhet te marre fund nje here e mire.Pervec kesaj ajo mban te pushtuara pjese te Shqiperise, Maqedonise dhe Bullgarise. Fqinjit te keq i duhet treguar vendi. Ballkani duhet te pergatitet.

    Përgjigju
  • Po mër po: 25/05/2024 10:29

    Litari është këputur e ti nuk e ke kuptuar akoma! Sepse litari nuk është më në dorën tënde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?