'Mjekët punën e tyre, ne punën tonë', nisma humanitare, studentët jashtë vendit ndihmojnë kolegët e ardhshëm

29 Prill 2020, 19:33| Përditesimi: 29 Prill 2020, 21:44

  • Share

''Mjekët punën e tyre ne punën tonë'' është kjo nisma që ka bërë bashkë një grup studentësh, disa prej të cilëve ndjekin studimet dhe disa të tjerë janë për specializim në Itali dhe Gjermani.

Nga kjo nismë i janë dhuruar mjekëve shqiptarë në spitalin Infektiv të Tiranës, një ditë më parë, nga shuma e grumbulluar prej 1148 eurosh, 457 maska ffp2.

Kesaj nisme iu bashkua edhe biznesmeni i subjektit ‘Gallo Albania” z. Henrik Baci ku dhuroi 3000 maska kirurgjikale dhe 50 veshje kirurgjikale.

Në një lidhje skype për 'Repolitix',  mjeku infeksionist Genti Stroni dhe Nairda Rumani, shqiptarja që ndodhet për specializim në Gjermani flasin mbi këtë kontribut human, që i bëri bashkë në këtë luftë ndaj koronavirusit.

''Kam përfunduar studimet e larta për mjekësi në Tiranë. Me nismën u njoha me një mikun tim që është iniciator i saj,  Serxhio Tresa që studion në Itali për mjekësi. Ai na bëri bashkë që u mblodhëm për këtë nismë. Nisma u nis me studentët në Itali dhe më pas përfshiu edhe studentët në Gjermani. Jemi një numër i konsiderueshëm studentësh. Gjej rastin të falenderoj dhe një firmë shqiptare që ishte ndër të vetmet që e përkrahën nismën tonë'', tha specializantja nga Gjermania.

Mjeku infeksionisit Genti Stroni që priti këtë kontigjent materialesh në ndihmë të mjekëve shqiptarë, që janë në vijën e parë të frontit vlerësoi këtë gjest si një ndjenjë sensibilizuese.

''Është për tu vlerësuar. Ata e motivuan me emërtesën ''Mjekët punën e tyre ne punën tonë''. Vlerësojmë faktin simbolik të këtyre studentëve që ata heqin nga buxheti i tyre, një shumë nga familja nga buxheti i vakteve ditore. Kjo është një ndjenjë sensibiluese për të qenë pranë nesh. Nesër ata do të jenë kontigjent i së ardhmes.  Ata do të jenë jo vetëm kolegët tanë por do marrin prej nesh. Një shenjë kolektiviteti prej tyre që është për tu falenderuar. Eksperienca e vendeve të tjera si Turqia apo Greqia, ku një pjesë e mirë e mjekëve kanë emigruar në vende të tjera për një jetë më të mirë.  Dhe në jemi në këtë tranzicion, por një pjesë e mirë e mjekëve janë kthyer për të mbështetur mjekësinë dhe kanë pasur një tjetër vlerësim në vend. Shpresoj që kjo nismë t'i bindë të gjithë politikanët që këta janë kontigjenti i mirë për vendin tonë në të ardhmen'', tha mjeku infeksionist, Stroni.

Përsa i takon dilemës nëse do të kthehet apo jo në Shqipëri, specializantja shqiptare në Gjermani u përgjigj se ende nuk e ka vendosur.

''Jam diplomuar në korrik të vitit 2019 në Fakultetin e Mjekësisë së Tiranës. Jam këtu për të siguruar një punë të mirë dhe specializim. Do kthehem apo jo kjo mbetet në të ardhmen'.'

Pyetjes së mjekut Stroni se nëse do të kishte vlerësim nga ana financiare si në Gjermani a do të kthehej për t'i shërbyer vendit tonë specializantja nga Gjermania iu përgjigj:

''Po sigurisht, jo vetëm për anën monetare por edhe për aspektin etik. Ngrohtësinë dhe të gjithë mirëdashjen e merr vetëm nga vendi yt. Kam pasur pakënaqësi gjatë kohës që kam qenë aty, kam parë si mjekët dhe specializantët punojnë aty dhe kam menduar se dua diçka më mirë për veten time.. Uroj që gjërat të shkojnë më mirë aty dhe unë të kthehem pas shumë vitesh të punoj për vendin tim. Ndaj kthimin ia lë të ardhmes'', tha Neraida, një nga iniciatorët e nismës ''Mjekët punën e tyre ne punën tonë''.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?