Poetja Rudina Papajani, me profesion mjeke në spitalin e psikiatrisë në Vlorë, i ka kushtuar një ese që të emocionon situatës së krijuar nga pandemia Covid-19. Pasi jep për Report TV një mesazh sensibilizues për të qëndruar në shtëpi, që të mbrojmë jetët tona, poetja Papajani lexon edhe esenë poetike që i dedikohet shpresës për ta luftuar këtë armik të padukshëm që po humbet kaq shumë jetë njerëzish.
Në një video-mesazh për Report TV, mjekja poete Rudina Papajani shpreh trishtimin dhe shpresën për situatën e krijuar nga pandemia e rëndë që po godet gradualisht globin. Është një video me qytetet e zbrazëta dhe sytë e trishtuar të mjekes që lufton për të mbrojtur jetën njerëzore, që shpreh edhe më qartë edhe shpirtin poetik të Rudina Papajanit.