Mjeku shqiptar në Çeki: Gjendja shumë e rëndë! (VIDEO)

31 Tetor 2020, 13:06| Përditesimi: 31 Tetor 2020, 14:09

  • Share

 

 

Cdo ditë në vijën e parë të luftës me virusin që ka shkaktuar krizë në të gjithë botën. Por më shumë se frikë ai është i kushtëzuar me detyrën dhe misionin që ka.

"Frika! Ajo adrenalina nuk të lë të frikësoshesh. Ne I kemi mjete dhe instruksionet sesi të mbrohemi nga Covid-. Mundohem të mos e mendoj këtë gjë. Po sikur unë të jem me Covid, çfarë do të ndodhi me mua. Kjo është një gjë dytësore për momentin. De facto ne më shumë e ruajmë veten. Unë nuk mund të lëviz as nga qyteti në qytet, sepse nuk mund të ia lejoj vetes të sëmurem. Në qoftë se unë sëmurem kolegët e mi do të jenë në vështirësi", tha Prifti. 

Mjeku shqiptar Arbër Prifti vepron në repartin e anticovid në spitalin e Ostravës . I buzëqeshur por i lodhur pas orëve të gjata në punë dhe me staf të reduktuar për shkak se shumë bluza të baradha janë infektuar.

"Sa i përket situatës si mjek situata është me tërë mend e vështirë. Nga stafi im ¼ e mjekësve janë me Covid-19., domethënë që nuk janë në gjendje të na ndihmojnë. Ne kemi shumë punë. Aktualisht kam qënë 48 orë në punë. Kam arrdh për dy tre orë për të pushuar dhe do të rithhem sërish në punë sepse kështu është situata."

Arbëri thotë se është e veshtirë të qëndrosh larg personave të dashur në Shqipëri, por detyra është mbi çdo gjë .

"I gjthë stafi kemi rërnë dakord me njëri tjetrin që të mos biem në kontakt me virusin jashtë spitalit. Neve mund të infektohemi jashtë spitalit siç ndodhi me kolegët e mi dhe kjo e dobëson ekipin, mungesa e stafit."

Sa i përket masave të reja të marra nga qeveria çeke ai u shpreh se për fatin e keq ato nuk po aplikohen si duhet.

"Cdo ditë kemi masa të reja të cilat nuk po u jepet kohë njerëzve të mësohet me to. Ne jemi shumë afër shterrethimit total, nga ora 9 ne na ndalohet e dalura jashtë deri në 5 të mëgjesit. Nuk lejohet të dalim më shumë se 500 metra larg shtëpisë. Nuk e kemi ndier akoma efektin e këtryre kufizimeve."

Gjendja në spitalet e Cekisë është kritike. Aty po funskionojnë vetëm me 30 % të kapaciteteve..

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?