Mjergullat e luftës

12 Mars, 16:39| Përditesimi: 12 Mars, 16:45

  • Share

Ç’do luftë ka mjergullat e saj. Mjergulla të cilat kujtojmë se në fillim krijohen nga armatimet vrasëtare, shkatërruese, poshtëruese dhe lënduese. Më pas kjo mjergull dendësohet, bëhet më e pa depërtueshme, zmadhohet jo vetëm nga intesifikimi i veprimeve ushtarake por edhe nga ndryshimet “atmosferike” politike- dipllomatike- ekonomike që në fakt janë shkaku parësor, kryesor i luftës por që deri atëhere kanë funksionuar si përenjt nëntokësorë të cilët gryejnë ngadalë pa zhurmë, tinëzisht.duke u përpjekur të gjejnë shtigje të reja.

Të gjithë në mbarë botën sytë i kanë drejtuar ndaj kësaj mjergulle vrastare me shpresën që të venitet sa më parë.

Popujt shikojnë vetëm  pjesën më të dukshme të puzzl-it “të mjergullës ukrahinase“. Këtë e shikon edhe më indiferenti, të cilin e bëjnë ta vështroi, armata e tërë mediatike. Armatë e përbërë nga “skalione” pjesë e palëve në luftim dhe mbështetësve të tyre, si edhe nga media asnjanëse të cilat përpiqen të ravijëzojnë gjithçka që fshihet mbas kësaj mjergulle vrasëtare jo vetëm për palët ndërluftuese por për gjithë komunitetin botëror.

Brenda kësaj mjergulle përqasjet politike, diplomatike dhe rezultatet e tyre nuk përkojnë me dinamikën dhe pasojat e aksioneve taktike luftarake. Veprimet konkrete të vendeve të NATOS me furnizimin me armë konsiderohet nga disa shtete si “ benzinë” në zjar nga të tjerë si ndihmë e domosdoshme.. Sanksionet ekonomike ndaj Rusisë me efektin “harakiri” në ekonominë botërore kanë vënë në pozitë tepër të vështirë ekonomine e Rusise. Këto sanksione, pa dashje, kanë harmonizuar dhe forcuar më shumë mardhëniet ekonomike ushtarake midis Rusisë, Kinës, Indisë, harmonizim i cili ka kryer përsëri efektin “harakiri”

Sanksionet ekonomike ndaj Rusisë nuk kanë efektin të dëshiruar për vetë faktin e ndikimit shumë të madh përcaktues që ka ekonomia Ruse në atë botërore.

Është vërtetë një situatë tragjikomike shtete që në të njëjtën kohë dërgojnë armë për të mbrojtur popullin, ushtarët ukrahinas   për të vrarë ushtarë rus dhe ndërkohë gëzojnë gazin , naftën ruse duke furnizuar thesarin e Kremlinit me para të mjaftueshme për të vazhduar luftën.

Shumë struktura të tjera ekonomike botërore e kanë të pa mundur sanksionin me” rrjedhje zero “ hermetik. Këto sanksione bien në kundërshtim me një nga ligjet e zhvillimit të shoqërisë që : qënja shoqërore përcakton ndergjegjen shoqërore.. Qënja shoqërore është e lidhur drejtpërdrejt me mirëqenien materiale . Engëlsi na sqaronte se njerëzit përpara se të mereshin me politikë, arsim, në fillim janë përpjekur të sigurojnë ushqim dhe strehim… Aq e vërtetë është kjo sa lulëzimi i nazizmit hitlerian ishte pasojë e mbeshtetjeve ekonomike me qëllim përfitimi të sipërmarësve të fuqishëm brënda Europës dhe jashtë saj.

Jo pak naiv kanë sytë plot shpresë në tavolinën e bisedimeve dypalëshe për ti dhënë fund luftës.

Por në të vërtetë përshtypja kryesore e atyre takimeve janë portretet diku pokeriste, diku tepër të thjeshtë për të ngjallur besim, të tjerë me facies toksikë.Të dyja palët,ose më sakt palët mbrapa kiuntave ,aktualisht nuk e shohin veten buzë” humnerës” së kësaj lufte dhe për pasojë takimet e tyre aktualisht janë pjesë e komedisë së kësaj tragjedije, ndërkohë që skenari i  luftës vazhdon, qindra mijra të vrarë, miljona refugjatë, një botë e tërë që po rënkon nën “ rëshqitjen” ekonomike që kjo luftë shkaktoi.

Përgjatë gjithë kohës që nga fillimi i kësaj lufte më kujtohet herë pas here thënia “  l’ argent fait la guerr” Jo vetëm për faktin se fuqia ekonomike është një ndër faktorët kryesor që përcakton fatin e  luftës,  por edhe sepse më mundon  dilema se mos kjo luftë, largqoftë, mbas flamurit për mbështetjen  lirisë, demokracisë së popujve   ka si shkak kryesor interesat ekonomike. Y a-t-il une guerre pour l'argent?Pyetje që ndjek të vërtetën “l’argent fait la guerre”  ku e përbashkëta midis tyre është praja. . Në një luftë të gjithë popujt humbin.Nuk ka popull fitimtar. Populli i Ukrainës,  rus dhe gjithë bota mbarë  po zhyten gjithnjë e më shumë në parabolën e vuajtjeve dhe mjerimit që sapo kanë filluar.

Shfaqjen në horizont të perkeqesimit dhe perspektives aspak optimiste të  parabolës e shikon dhe ndjen  edhe Papa Frençesku I cili kerkon me kembengulje nderprerjen e kesaj lufte të cilën Papa Françesku e përjeton si një rezik I Armagedonit . Kush po fiton deri tani? Pyetje 1 milion dollarëshe.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?