Foto ilustruese

Periferi

Mjerimi kërkon veprime konkrete. Nga kushdo

30 Maj 2018, 18:35| Përditesimi: 30 Maj 2018, 18:55

  • Share

Që në shoqërinë tonë ka nisur debati për solidaritetin dhe bamirësinë, është një gjë shumë e mirë. Kohë më parë, jo shumë larg, askush nuk mendonte për këtë. Sot, disa individë, të pasur apo shumë të pasur po heqin nga vetja diçka dhe po e ndajnë me kë nuk ka. Ky është një fillim i mirë. Mund të mendohen mënyrat e të bërit bamirësi, ose më mirë, reklamimi i veprimit bamirës, por edhe këtu mund të diskutojmë të gjithë bashkë sesi të bëjmë gjërat më mire e me më elegancë.

Që media vë në dukje familjet në nevojë, në varfëri ekstreme, ky është mision fisnik i saj. Në shoqërinë tonë nuk ka pasur ndjeshmëri për të brishtët dhe fakti që u sillet para syve të gjithëve vështirësia e të moshuarve apo fëmijëve është një punë e mirë. Jo për t’u lavdëruar, - vetëm një opinion i imi ky - , qëndron në faktin e ekzagjerimit të zhveshjes së ndjenjave njerëzore më të thella dhe publikimi i tyre për audiencë e për të blerë lot. E megjithatë, ata që flenë e që janë indiferentë duhet të zgjohen në çdo mënyrë, edhe në këtë formë.

Kur urija prek një familje, të moshuarit e vogëlushët e saj, nuk ka vend për moral, ka vend për veprim të menjëhershëm nga kushdo. Nëse deputeti i pasur i PD- se rrogën e tij do ua kalojë 6 jetimeve të Kukësit, të gjithë veçse duhet ta falenderojmë atë, por jo ta bëjmë hero. Ai bëri një veprim shumë të mirë, siç kushdo që e ka mundësinë ta bëjë.

E dimë se ç’është për një fëmijë një lodër, një palë këpucë të reja, një çantë e bukur, një kukull apo një top i bukur. E pra, fëmijëria e pleqëria mbushet nga këto sende të vogla, të thjeshta që shumë familje nuk i shohin e i provojnë. Ndihma, fëmijëria,pleqëria është këtu, tani, nuk mund të presë politika shtetërore, nuk merr gjë nga morali i atyre që mirëqënien e presin vetëm nga Shteti e vetë s’duan të lëvizin asgjë.

Ka qindra mënyra për të bërë një bamirësi në ditë sa hapim sytë: duke ndihmuar, duke dhënë e duke shërbyer. Profesioni i seicilit mund të jetë një minierë e artë për të bërë bamirësi, ne si gazetarë, mësuesit, policët, mjekët, infermierët, edhe nëpunësit që japin dokumente e respektojnë të moshuar, njerëz me aftësi të kufizuar, jetimë.

Nuk ma bën zemra të kritikoj askënd që jep nga vetja diçka, edhe në qoftë pak nga ajo shumë që ka. Nuk mund të kritikoj thellë as mediatizimin e mjerimit – qënia njerëzore qënka kjo: kopjon atë që e bëjnë të tjerët. Edhe bamirësia si çdo veprim fashion kopjohet e kështu shpresojmë edhe të shumohet. Pavarësisht formës, rezultati është diçka. Nëse një familje ka një shtëpi, ka më shumë të ardhura, ka një punë, ka qese me ushqim, ç’të keqe ka. Hapeni zemrën opinionbërës në rrjete sociale e kudo, çdo veprim i mirë, pavarësisht reklamës që përmban, është një veprim konkret që ndihmon kë ka nevojë.

Nëse nuk keni për të dhënë asgjë, të paktën jepni fjalën e mirë për kë vepron.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fukarai: 01/06/2018 00:44

    PER MJERIMIN NUK ESHTE ZGJIDHJE LEMOSHA APO NDIHMA E MOMENTIT STANDARTIN E JETESES DUHET TE PERCAKTOHET ME LIGJ NGA KUVENDI JANE TE GJITHE HAJDUTE CFARE DO PRESESH NGA PARTITE BANDA KRIMINELESH DUHET ME PA TJETER RRUGE DUHET TE VOTOHET PER INDIVITIN

    Përgjigju
  • Erget: 31/05/2018 21:32

    Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt! Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë, të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' në shplakë. Mjerimi asht një njollë e pashlyeme në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj. Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?