Nuk është se ka shkëlqyer, por e ka ndihmuar shumë ekipin. Luka Modriç tani sheh tutje, duke e parë Kroacinë e tij në finale.
“Për ne ishte një tjetër ndeshje me shumë emocione, me intensitet të lartë. Nuk ishte e lehtë, pasi luanim kundër vendit organizator dhe presioni ishte i madh, por ia dolëm mbanë”, - u shpreh Luka Modric, kapiteni i kombëtares kroate, gjysmëfinaliste e Kupës së Botës “Rusi 2018”.
Më tej, lojtari i Real Madrid tha: “Nuk luajtëm mirë, ashtu sikurse kishim parashikuar, sidomos në pjesën e parë, por në 45 minutat e dyta ritmi ynë ishte më i lartë, duke treguar karakter dhe e kontrolluam lojën”.
Luka Modric dhe Kroacia e tij përsëritën, të paktën deri më tani, sukesin e 20 viteve më parë, duke konfirmuar se një tjetër brez i artë ka ardhur. “Jemi në gjysmëfinale dhe po shijojmë këtë fitore, ashtu sikurse shijojmë edhe kualifikimin mes 4 skuadrave më të mira në botë. Kemi kohë mjaftueshëm për t’u përgatitur ndaj Anglisë, do të jetë një tjetër sfidë e vështirë për t’u përballuar”, - ka deklaruar pas fitores me penallti ndaj Rusisë mesfushori korat Luka Modric.