Lulzim Basha, Eduard Paloka, Gazmend Bardhi dhe Ervin Salijanji

Opinion

Mohonin pandeminë, tani mohojnë vaksinimin

4 Nëntor 2021, 13:44| Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 13:46

  • Share

Fill pas tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit 2019, Shqipëria u mbërthye nga pandemia e COVID-19, dy sfida të mëdha këto për qeverisjen Rama, pikërisht në mes të mandatit të dytë qeverisës. Të parët që u turrën në sheshet e pallateve të shembura dhe rrënuara, ishin pikërisht ata, të opozitës jashtëparlamentare, duke nisur “ahengun” e tyre “qeveria të dorëhiqet, Edi Rama të largohet, njerëzit mbetën jashtë” etj, etj, të tilla idiotësi. Por pa mbushur 2-3 muaj angazhimi intensiv për pasojat e tërmetit, Edi Rama dhe qeveria e tij u përballën me pandeminë botërore të COVID-19. Sërish nisi “ahengu” i vjetër i opozitës, aq sa u habitën jo vetëm shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët, me retorikën boshe dhe sulmet ndaj përpjekjeve të qeverisë dhe kryeministrit për masat rradikale dhe sigurimin e vaksinës. Ishte vërtetë një tragjikomedi, të dëgjoje kryetarin e Partisë Demokratike, deputetët, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe sejmenët e tyre, tek i suleshin, tek akuzonin dhe denonconin sipas stilit berishist, çdo vendim dhe përpjekje të qeverisë për të siguruar të plotë,dhe pa asnjë vonesë procesin e vaksinimit.

Shqiptarët nuk i harrojnë thirrjet nga frëngjitë e mediave dhe portaleve opozitariste, “mos mbani maska, mos u vaksinoni, po mbyllni brënda njerëzit, po shkelni të drejtat e liritë e njeriut”etj, etj. Por Edi Rama duket se nuk “dëgjonte nga ai vesh”, dhe vazhdoi misionin,trokitjet dhe përpjekjet e tij.

Nuk vonoi shumë, dhe në kohë rekord (aq sa shumë vende të Europës nuk i kishin akoma) Edi Rama siguroi kontigjentin e parë të vaksinave antivirus, dhe e nisi nga vetja, duke shuar zërat e kukuvajkave se “janë të pasigurta, janë fallco”, etj. E ç’nuk kanë thënë, e ç’nuk kanë bërë që njerëzit të mos vaksionhen, të mos mbajnë maska, të mos mbyllen lokalet dhe aktivitetet, por nuk arritën gjëkundi me dashakeqësinë e tyre. Koha kaloi, dhe “Shqipëria buzëqeshi”, procesi i vaksinimit nisi, vazhdoi dhe po ecën me ritme të kënaqshme, duke u bërë mburojë e sigurtë dhe duke shpëtuar jetë njerëzore. Por kori “kukuvajkave” nuk pushoi kurrë. Ata edhe sot në Parlamentin e ri, nuk rreshtin së “mallëkuari dhe denoncuari” ministrat dhe kryeministrin. Nuk rreshtin së akuzuari se “mungojnë vaksinat, po detyroni njerëzit, po shkelni të drejtat dhe liritë e tyre”. Ata madje, u futën në Parlamentin e ri, edhe pa u vaksinuar, dhe këtë thirrje bënin edhe për njerëzit.

Deputetët e kësaj opozite, “kurdisen” çdo të enjte nga kryetari partisë, dhe me sensor ai kontrollon çdo fjali dhe lëvizje të tyre. Ata janë të vetmit, që nuk e pranojnë, se janë ndërtuar afro 90 per qind të shtëpive dhe pallateve të reja, të shkatërruara nga tërmeti, në një kohë që vende të Europës, kanë ende të gjalla gjurmët e tij. Ata janë të vetmit që nuk e pranojnë, se Ministria e Shëndetsisë ka mbi 6 muaj që ka nisur “vaksinimin derë më derë”, duke u ardhur në ndihmë studentëve,të pamundurve, fukarenjve, dhe moshës së tretë, duke i hapur rrugën tashmë edhe moshave minore.Ata dinë vetëm të mohojnë, të minojnë, dhe akuzojnë, çdo proces human, që lidhet me mirëqenien, investimet, rritjen ekonomike dhe kujdesin ndaj qytetarëve. Tipari i tyre është alarmi, mohimi, shpifja, filozofia e tyre është rrënimi, regresi, ndëshkimi.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?