Shën Valentini njihet si festa e të dashuruarve, ku shumë persona i bejnë dhurata përsonit që duan, i shprehin dashurinë apo respektin që kanë në një vend të bukur dhe romantik.
Por dashuria nuk ekziston vetëm tek njerëzit, por edhe tek kafshët.
Përmes fotove të mëposhtme janë disa nga momentet e shprehjes së dashurisë mes kafshëve të ndryshme.
Sipas studimeve nuk dihet nëse kafshët janë të afta të përjetojnë lidhje romantike, por ka prova që tregojnë se janë po aq të aftë sa njerëzit të ndiejnë emocione.
Shumë kafshë janë monogame dhe nuk e ndërrojnë partnerin deri në fund të jetës së tyre, siç është rasti i pinguinit, mjelmës së bardhë, shqiponjës, majmunët gibon, dhelprave apo albatrosëve.
Historia e mjelmës së bardhë është shumë e veçantë, pasi ajo nuk mund të jetëojë kur njëri prej tyre ngordh.