Momente paniku në ndeshjen Laçi-Partizani, Nuabueze mbetet i shtrirë papritur në fushë (VIDEO)

17 Mars 2021, 15:07| Përditesimi: 17 Mars 2021, 15:12

  • Share

Ndeshja çerekfinale e Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Partizanit është shoqëruar me momente paniku. Kjo pasi sulmuesi i Laçit Nuabueze mbeti i shtrirë në fushë për disa çaste në një kohë kur nuk pati asnjë kontakt me kundërshtarët.

Menjeherë të dy stafet e skuadrave u përpoqën t’i jepnin ndihmë amerikanit, ndërsa në fushë u fut edhe ambulanca. Gjithsesi pas pak çastesh Nuabueze rimori veten dhe u rikthye në fushë.

Nuabueze është një futbollist për të cilin më herët është thënë se ka probleme në zemër, megjithëse vetë ai e ka mohuar.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 17/03/2021 18:32

    O ne vete Stafi i Lacit si e lejoj te futet perseri ne loje lojtari , apo nuk ju plas trapi per shendetin e futbollistit por doni patjeter fitoren. Federata duhet te mari masa te rrepta per klubin e Lacit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?