Sport

Momenti kur menaxheri i Kombëtares së Kosovës e detyron gazetarin spanjoll të përmend emrin e Kosovës (VIDEO)

31 Mars 2021, 08:39| Përditesimi: 31 Mars 2021, 08:43

  • Share

Në konferencën për shtyp të trajnerit Bernard Challandes para ndeshjes ndërmjet Spanjës dhe Kosovës, e vlefshme për kampanjën kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, pati edhe një polemikë të fortë ndërmjet menaxherit të Kombëtares së Kosovës dhe gazetarit të gazetës spanjoll, Ruben Ares. Ndeshja zhvillohet sot në orës 20:45 në Seville të Spanjës.

Gazetari spanjoll teksa po bënte pyetjen e tij për trajner Bernard Challendes nuk dëshironte ta përmendte emrin e Kosovës dhe për këtë reagoi menaxheri Bajram Shala, i cili nuk pranonte që trajneri ta fillonte përgjigjen para se ai të pranonte që pyetja ishte e drejtuar për trajnerin e Kosovës.

Debati mes Bajram Shalës dhe gazetarit spanjoll

Gazetari spanjoll: Cilat ndryshime duhet t’i bëjë Luis Enrique për ndeshjen me Kosovë?

Shala: Pyetja është e drejtuar për?

Gazetari: Për trajnerin

Shala: Për trajnerin e? Sepse ne nuk e kemi parë emrin e kombëtares sonë ne median tuaj kështu që duhet të bëhet e qartë tek trajneri i kujt drejtohet pyetja.

Gazetari: Pyetja është për trajnerin!

Shala: I cili ekip?

Gazetari: Ohh! I Kosovës

Shala: Ahh! Ok mirë.

Kujtojmë se në mediat spanjolle gjatë kësaj kohe kanë qarkulluar tituj skandaloze për Kosovën, për shkak se Spanja nuk e njeh si shtet Kosovën. Për këtë Shaland tha: “Ne nuk mund te jemi te lumtur me qasjen e disa mediave drejtuar Kosovës dhe këtë nuk mund ta fshehim, mirëpo mendoj që motivi kryesor është që do luajmë kundër Spanjës dhe duhet qe të jemi të fokusuar për ndeshjen e nesërme”.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sono io: 31/03/2021 16:52

    Komentet ku janë?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?