Aksion si në filma, momenti kur RENEA 'shpëton' avionin nga ‘pengmarrja’ në Rinas! Nano: Të jemi të aftë për t'ju përgjigjur çdo lloj krimi! Pamje nga stërvitja

28 Janar 2022, 17:24| Përditesimi: 28 Janar 2022, 20:33

  • Share

Forcat Speciale RENEA, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas dhe Drejtorinë e Antiterrorit, kanë zhvilluar sot një stërvitje në pistën e aeroportit, për zgjidhjen e një situate rrëmbimi avioni dhe pengmarrjeje.

Synimi i stërvitjes ishte kontrolli dhe rritja e kapaciteteve të forcave speciale, për zgjidhjen e situatave reale të ngjashme, nisur nga ngjarjet e ndodhura në aeroportin e Rinasit, siç janë dy rastet e grabitjes së vlerave monetare në këtë aeroport, ku është cënuar siguria e aeroportit dhe situata nga grabitja, mund të kishte kaluar në pengmarrje.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, gjatë bisedës me stafet drejtuese të FLO-së, Policisë Kufitare, Antiterrorit dhe TIA-s, ka theksuar rëndësinë e madhe që ka kjo stërvitje dhe bashkëpunimi ndërmjet këtyre strukturave, me qëllim rritjen e sigurisë së udhëtarëve dhe të transportit të vlerave monetare.

Në fund të stërvitjes, Nano ka falënderuar efektivët dhe drejtuesit e Repartit Special RENEA, për përgatitjen e lartë fizike dhe profesionale që treguan gjatë demonstrimit të një rasti të improvizuar të pengmarrjes. 

“Stërvitja që ju zhvilluat është e një rëndësie të veçantë, sepse Policia duhet të jetë profesionalisht e aftë për t’iu përgjigjur krimit, në çfarëdolloj forme që ai shfaqet”.-tha Nano.

Kujtojmë se rasti i fundit ishte në vitin 2019 kur u bë një supergrabitje brenda në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u morën rreth 10 milionë euro. Policia asokohe u vu në ndjekje të autorëve, dhe ka mundur të vrasë një nga grabitësit, rreth 2 kilometra larg aeroportit, në rrugën e Hurmave, pasi ata kishin marrë paratë nga 4 makina blind të transportit të parave të 4 kompanive të ndryshme private. 

Komento

Komente

  • Pengu: 29/01/2022 09:57

    Kush te le me u afru nqs ka mendje me marr peng.. Pastaj jemi ne 2022, ktu dhe te burgosurit kane instaluar kamera Nga jashte burgjeve Dhe shohin ne kohe reale Ne telefonat e tyre cdo gje qe ndodh neper vendet Qe duan, dhe kur vijne per kontroll i shikojne perpara Dhe jane te pergatitur. Po varja show, ktu ka marre fund cdo gje, Vetem lidhje e korrupsion ka.

    Përgjigju
  • Fhhfhd: 28/01/2022 20:24

    Fjala shpeton ne thonjeza medioker.

    Përgjigju
  • Ishi: 28/01/2022 19:25

    E hapen deren ee me dor ene kollaj fare. Po noi bomb shokuse shkishin ose ndonje verbuese?le qe harrova ishte stervitje .e shifte drejtori.duhej te dilte mir.mgjth 40 vet me shpetu nje avion bien ne sy nga 2 km larg.nejse suksese cuna.stervitja doli me sukses

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?