Liverpool fitoi sot 1-3 me Aston Villan për javën e 17-të në Premier League. Muhamed Salah, sulmuesi i Liverpool shënoi gol dhe dhuroi një asist për të tijtë, teksa futet në historinë e klubit. Egjiptiani ka shënuar 172 gola me të kuqtë, aq sa ka edhe legjenda e klubit Kenny Dalglish. Nëse Dalglish këtë numër golash e arriti në 515 ndeshje, Salah-ut i janë dashur 172 takime. Veç saj, Momo Salah bëhet lojtar i parë pas Steven Gerard në historinë e Premier League që shënon +50 gola dhe jep + 50 asiste.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Liverpool fiton në transfertë, Arsenal bën detyrën dhe kryeson Premier League! Newcastle kërcënon kreun, Brighton 'Hirushja' e Anglisë
S.Dh/ReportTv.al