Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kundërmojnë aq shumë, saqë edhe një si Rama nuk i pranon..

24 Qershor 2022, 11:22| Përditesimi: 24 Qershor 2022, 11:24

  • Share

Lulzim Bashën mund ta kritikojnë sa të duan demokratët dhe militantët e PD-së.

Fundja, ai nuk i plotësoi asnjëherë pritshmëritë e tyre.

Por kur sheh Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe të gjithë enturazhin e tyre politikë dhe mediatik, të cilët merren mëngjes e mbrëmje me Bashën dhe me hallet e PD-së, e kupton se pafytyrësia dhe hipokrizia janë ulur këmbëkryq në opinionin publik shqiptar.

LSI-ja si organizatë politike familjare, nën drejtimin e Ilir Metës dhe të Monika Kryemadhit, ka qenë gjithë kohën në antagonizëm me pritshmëritë e demokratëve.

Në çdo çast dhe moment. Madje, edhe sot, po t'u jepet mundësia, hidhen në prehërin e Edi Ramës.

Mirëpo, politikisht kundërmojnë aq shumë saqë edhe një si Edi Rama nuk i pranon..

Përsa i përket politikëbërjes, ata do të mbahen mend vetëm për promovimin e babëzisë në institucionet e shtetit, për ngritje të vulgut në piedestal dhe për shitjen si vlera të të gjithë veseve më të ndyra të natyrës njerëzore.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?