Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e bërë nga deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi për heqjen e sekuestros mbi provat e gjetura gjatë veprimeve hetimore të SPAK. Padia që u shqyrtua nga gjyqtari Erion Çela, bazohet në nenin 222 të Kodit të Procedurës Penale, pika 3, që bën fjalë për përgjimet telefonike. Në seancë përballë avokatit të Kryemadhit, ishte prokurori që po heton çështjen e lobimit të ish-LSI në SHBA në vitin 2017.
Burime nga SPAK dhe GJKKO, nuk konfirmojnë zyrtarisht për çfarë bën fjalë konkretisht objekti i kërkesës, që mesa duket lidhet me sekuestrim telefoni, pajisjesh kompjuterike dhe provash të tjera. Pikërisht zhvlerësimin e këtij veprimi të SPAK, ka kërkuar përmes avokatit, deputetja Monika Kryemadhi në kërkesën për heqjen e sekuestros.
Në seancën që nisi në orën 13.30, Kryemadhi u përfaqësua nga avokati i saj Redi Llanaj, ndërsa SPAK përmes prokurorit Sotir Kllapi i cili heton çështjen e lobimit të LSI në SHBA, kërkoi rrëzimin e kërkesës. Objekti i këtij hetimi janë pagesat e kryera në vlerën 300 mijë USD, nga Ish-LSI, për vizitën e Ilir Metës e Petrit Vasilit në inagurimin e Donald Trump si president ne 2017.
Pak javë më parë, u raportua se oficerët e BKH-së kryen kontrolle në zyrat e Partisë së Lirisë ku sekuestruan prova materiale. Ndërkohë më 8 nëntor kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u mor në pyetje në SPAK për aferën CEZ-DIA, një tjetër çështje në hetim për dëmin 414 milionë euro në arkën e shtetit shqiptar.
Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhit me objekt “heqje sekuestro” ndaj disa provave që SPAK mësohet t’i ketë sekuestruar.
Je e pa pame Mona. Tani je me ul breket si motmoti.
PërgjigjuNeser mbahet kongresi i ps dhe besoj qe do jene te ftuar edhe kryetaret e partìçkave kryesore shqiptare dhe aty militantet do ngrohen tere karshillek per te punuar e sakrifikuar gjithçka per interesat e tyre imediate si kolltukun e pushtetit dhe vaskat e florinjta ne vilat brenda Shqiperise dhe deri ne Amerikë....lum lumëmadhi popull që ka mbetur në këtë vend që vazhdon të quhet SHQIPËRI....
PërgjigjuThe end justifies the means - qellimi justifikon mjetin. kjo eshte nje nga theniet gjeniale te Machiavelit. dhe meqenese cifti Kryemadhi/meta i perkasin shkolles politike te machiavellismit duhet te bashkejetojne edhe me kete thenie. provat mund te jene mbledhur ne shkelje te ndonje elementi procedural por per sa kohe aty ka xhevahire- perse te mos perdoren ne ngritjen e akuzes. ose Makiavelist ose Motequesit - te dyja nuk mund ti kerkosh- meqe rrugen e keni zgjedhur vete nenshtrojuni fatit o njerez te Lirise dhe LSI-se
PërgjigjuTi komshiu do ti kesh bete pazarin Makiavelit se gje tjeter nuk di per te!
asnjehere nuk e ka thene Makiaveli frazen "qellimi justifikon mjetin" ... ke lexua na i gjo nga Makiaveli apo futja kshu kot ... ?!
uroj qe ju te ushtroni nje profesion fisnik , sepse do ishte per te ardhur keq qe nje individ me nje bagazh te atille te ishte viktima e ktij sistemi.
Pres me interes perditesimin e ketij lajmi.
Përgjigju