'Mos e kërko Almirin, se do të rrëmbejmë fëmijët'/ Zhduket peshëngritësi në Fier, zbulohen gjurmët e gishtërinjve në Athinë

19 Shkurt 2021, 17:03| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 22:46

  • Share

Nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ familjarët kanë bërë apel për ndihmë, por fill pas publikimit të rastit ata kanë marrë kërcënime nga persona të panjohur. Një fakt të tillë e dëshmon në një lidhje me skype nga Greqia motra e të humburit Ardiana Kalemaj. Përpos shantazheve që ka marrë, ajo nuk ka hequr dorë së kërkuari vëllanë.

Kam marrë disa telefonata kërcënuese. Më kanë thënë se është gjallë, por kujdes se ke dy fëmijë për të rritur. Kërcënimi më ka ardhur nga dikush, që nuk e njoh, më kanë thënë se djali im 8 vjecar I ngjan shumë vëllait. Ai person ka kërkuar të takojë babain tim. Nga Kreta u largova për një jetë më të mirë, jo nga kërcënimet. Kam bërë denoncim edhe në polici


E motra tregon për të gjitha kërkimet që ka bërë, ndërsa ka zbuluar nxjerrjen e një pasaporte me nënshkrimin Vasil Kalemaj, emër me të cilin njihej në tokën helene Almiri.

Kam bërë një verifikim që nga sistemi TIMS ka dalë më 25 prill, që është bërë regjistrim me pasaportë greke me emrin Vasil Kalemaj. Para 6 viteve ka dalë një pasaportë, ndërsa numri është regjistruar në Athinë me emrin Kalemaj Vasili. Më 25 prill ka ardhur për në Shqipëri. Asgjë nuk është mësuar nëse vëllai im ka vdekur’.

 

Rasti i zhdukjes së Almir Kalemaj 11 vite më parë, është bërë publik edhe në emisionin analog në Greqi ’Fosto Tunel’. Shkatërrimi i një marrëdhënie me vajzën që ai dashuronte, por dhe ardhja në jetë e një fëmije pas ndarjes, që 31-vjecari ka besuar se është djali i tij, rëndoi gjendjen e tij psikologjike. 

Kur ai ishte ndarë nga e dashura, mëson se ajo ishte shtatzanë. Me instiktin e një babai ai ishte i sigurt se djali që u lind ishte fëmija që ai ka kërkuar gjithmonë. Almir na bëj një telefonatë, se na mingon shumë. Ai kërkonte një djalë të vogël, kush ishte ai djalë? Ai dyshonte se nga kjo histori dashurie ai ishte bërë baba. E ruaja gjithmonë mos të largohej. E kam ruajtur atë ditë kur iku nga shtëpia.Biseda e Almirit ishte vetëm djali.Ia kam kërkuar vajzës që ai dashuroi, nëse Almiri do bëhet i gjallë është e gatshme të rilidhet me të? Ajo ka treguar gadishmëri  për këtë gjë, pasi ajo vajzë e don akoma vëllain tim. Vëlla vër dorën në zenër dhe kthehu. Motra të don shumë. Ta përqafoj një herë e t'i puth syrin, pastaj le të vazhdojë jetën e tij, nëse ka krijuar familje’, përlotet e motra në studion e emisionit Pa Gjurmë.
 

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Roland Hoxhs: 20/02/2021 14:22

    Jam shtetas shqiptar dhe nuk kam pse te gjykoj politikat e Albumeve. Ata qe e botojne Kame dhe ne verdikti edhe per politikat e tyre. "Sipas kokës festen" i thone nje fjale te urte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?