Politikë

​​​​​​​'Mos godit kalin, por kundërshtarin', Harxhi 'përplaset' me demokratët në Peqin: Basha të dalë në debat me mua, unë i bie atij që ka hedhur karrocën në gropë 4 herë

8 Qershor 2021, 19:28| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 19:50

  • Share

Me debate të forta është shoqëruar takimi i kandidates për kryetare të PD Edith Harxhi me strukturat e partisë në Peqin. Duke thënë se situata është e pashpresë në parti dhe ndërsa po fliste për projektet që ka për të ringritur PD, Harxhi është kundërshtuar e ndërprerë vazhdimisht nga të pranishmit.

"Këtë rradhë ne po kërkojmë një ndryshim, nuk është problemi se ikën luli e vjen editi. I thonë katër humbje, kemi dorëzuar mandatet. Situata është e pashpresë, zotëria më thanë çfarë të bëjmë më, jemi në opozitë 8 vjet. Kjo është ajo që më thonë kudo. Drejtimi i ri duhet të synojë  2-3 gjëra kryesore. Anëtarësia është e dëshpëruar, shumë e lodhur, prandaj kam kërkuar zgjatjen të ksihte nëj afat ndryshe për zgjedhjet. Ne na duhet të rikthejmë dhe të hapim partinë, partia jonë është 1. Ne duhet të bashkohemi e kemi provuar se çfarë sjell bashkimi. Berisha i ktheu në parti të gjithë. Bëmë të mundur fitoren e 2005, ishte fitore e madhe.

Më lini ta mbaroj  fjalinë se spo më lini....(Ndërpritet) Unë po flas për rezistencë paqësore jo për protestë. Hajde mblidhemi aty. Nëse fajësopjmë popullin, populli më i vështirë për tu ngritur duhet të rrisësh besimin, kanë humbur besimin te Pd duhet ta pranojmë këtë", tha ndër të tjera Harxhi.

Teksa e quajti modelin e Bashës të gabuar dhe individualist, Harxhi tha se PD ka bashkëpunuar me parti aleate me të cilat nuk kanë patur lidhje.

"Ne kemi futur parti aleate që skanë lidhje me ne as ideologjikisht dhe kemi lënë jashtë njerëz të tjerë. Nëse vendosim që të mos njohim zgjedhjet, hajde vendosim  të marrë përsipër kryetari duke u kosultuar me kryesinë të mos hyjë në kuvend. Modeli është i gabuar, indivudualist i personalizuar dhe nuk bëhet me ekip", shtoi ajo.

Ndryshe nga takimet e tjera në degët e PD-së në rrethe, sot kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani nuk ishte në krah të Edith Harxhit. Harxhi tha se Nishani është jashtë vendit për arsye personale.

“Më vjen keq që zoti Nishani sot nuk ishte në Shqipëri. Do të kthehet nesër në mbrëmje. Ka ikur dy ditë jashtë për arsye shëndetësore. Për këtë arsye nuk ishte këtu sot. Unë vazhdoj të qëndroj në PD dhe synojë të bëj atë reformë që duhet deri në fund. Unë i besoj reformës, nuke  kam bërë vetëm unë por është diskutuar në grup. Më vjen keq që Nishani nuk është këtu por ka ikur jashtë për arsye shëndetësore. Reforma statutore që kam paraqitur në  2017 unë e ka mgutur përsëri në programin tim unë e ka  diskutuar dhe me zotin berisha disa herë", deklaroi mes të tjerash.

Debati i fundit ka qenë me një prej demokratëve. Ai i tha të sulmojë kundërshtarin dhe jo Bashën, kurse Harxhi iu përgjigj duke thënë se ai e ka hedhur në gropë 4 herë partinë.

Debati mes Harxhit dhe demokratit:

Demokrati: Kur bie karroca me gjithë kalë ti smund të godasësh kalin por duhet ta lësh të ngrejë karrocën njëherë. Godit kundërshtarin

Harxhi: Unë i bie atij  që ka hedhur kalin 4 herë në gropë. Ka hedhur karrocën dhe kalin. Atë kundërshtoj unë.

Demokrati: Basha nuk përmend asnjë kandidat.

Haxhi: Kritika fillon brenda vetes. Basha le të dali në një debat me mua ose me ndonjë kandidat tjetër.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?