Banorët e zonës së Laprakës e kanë zhvendosur protestën e tyre tek Ministria e Mjedisit. Këta banorë protestojnë kundër fabrikës së tullave “Edil Centro”, që operon mes banesave dhe sipas tyre u shkakton probleme shëndetësore për shkak të ndotjes.
Kjo është protesta e 13 që këta banorë zhvillojnë, krahas padisë që kanë dorëzuar në Gjykatë ku kërkojnë mbylljen e kësaj fabrike. Sipas banorëve fabrika ushtron aktivitetin dhe gjatë natës, duke shkaktuar zhurmë e ndotje. "Kjo është protesta e dytë këtu, pasi është institucioni përgjegjës.
Ju garantoj që banorët janë aq të agravuar, prandaj nuk duhet luajtur me durimin e tyre pasi janë të gatshëm që të ndërhyjnë vetë në ambientet e fabrikës dhe pse jo mos ti djegin ato ambiente" tha njëri prej banorëve.
ky pronari i Edil Centro, ka derguar ne Itali tek shtepi e tije te gjitha veprat e artit Shqiptar, te gjitha pikturat e skulpturat qe ndodheshin ne pallatin e kultures e ka derguar te shtepi e tija ne Kunardo te Vareze Itali.
Përgjigju