E dini ju kur kam lindur, si jam rritur, ku jetoj? Ne pranveren e vitit 1997 kur u linda ne maternitetin e nje province, te qarat e mia nuk degjoheshin. Zhurma e bresherive te kallashnikovëve dhe granatave e meknin zërin tim. Prinderit me pas më plasën te shtepia e gjyshes dhe babi mori mamin e nga Vlora shkuan me skaf ne Itali. Porsi disa prej djelmoshave te kohes, edhe babai im nuk i rezistoi dot tundimit. Si dhender i ri qe ishte dashuronte paratë, jo nënën. Vit pas viti me munguan perkedheljet e prinderve, por jo etiketimet dhe fyerjet e njerezve ne qytezë.
Per ata une isha kopili, djali i nje prostitute qe e shfrytezonte burri rrugeve te Italise derisa kur u bera adoleshent, mamin dhe babin e kthyen nga Italia dhe babi nga frika se mos nëna ime e kallezonte ne polici, u sforcua duke na mbajtur si nje familje sa per sy te botes. Brenda mureve te shtepise tone kishte sherre, dhune, zhurma, ulerima, mallkime, asnje puthje, aspak dashuri dhe keshtu te copetuar me tresh me leket e kurvellikut te mamit bleme shtepi dhe dyqane ne Tirane.
Jeta e re ne kryeqytet mbartte historite e vjetra dhe une çdo natë nga sherret e prinderve degjoja lloj-lloj poshtersish dhe historish qe me kepusnin edhe shpirtin, më këpusnin edhe lidhjet me prinderit. Ne kishim prona, kishim leke, kishim armë, kishim makina por nuk kishim as komunikim njerezor e as respekt. Po rritesha si marinari qe lundronte oqeaneve por kurre nuk kshte pasur shansin sikur nje here te vetme te kridhej ne dallget e detit.Ushqehesha me hashash, me kokaine, me pizza, me alkool, me urrejtje por kurre nuk më ushqyen me dashuri dhe perkedhelje. Shkoja ne shkolla te shtrenjta por kurre nuk me mesuan ne shtepi me norma njerezore. Ndjeja adrenalinen e ngarjes me shpejtesi te makinave por asnjehere nuk u sperkata me eliksir dashurie.
Sa me shume rritesha, aq me shume njihja fyerjet e nje mashkulli ndaj femres siç bente babai im me nënën. Sa me shume burrerohesha, aq me shume me eksitonte dhuna shtazarake e nje mashkulli ndaj femrës siç bente babai im. Mes shoqerisë time nepër rruge ka vetem fyerje, droge, bixhoz dhe dhunë. Ne shkollen time te shtrenjte ka veç pordhë, luks i shfrenuar, bullizem, droge, kurvellëk fasadash, injorance kolektive. Ne shtepine tone ka fyerje, klithma, dhunë, gjak. Ne televizorin tim ka lajme me plagosje, me vjedhje, me vrasje, trafik droge. Ne celularin tim ka lajme portalesh me gjak, armë, këngë me tekste te dhunshme, ka porno perverse...Une nuk kam dashuri per askend, jam rritur per te urryer. Ndaj nëse ndonjë vajzë me dashuron, nuk me besohet. Me duket sikur babai qe fyente dhe dhunonte nënën time e ua shiste per seks e për para jo vetem shokeve por edhe klienteve ne rruget e Italise.
Gjithesesi mos u merzisni. Kur te rritem do e korigjoj veten e do bëhem deputet. Brengat e jetes time nuk do pasqyrohen fare ne oratorine time, ne sjelljen time. Parlamenti ynë është e vetmja kuplara zyrtarisht legale!
E ke thare nuk kam cfare i shtoj gje tjeter. "Kombi bastard" dhe" life" keni ikur per qime, jeni thjeshte ngrenes, dhe dhjeses, me falni per fjalorin. Ke me mijra ne Shqiperi, qe i kane nxjerre grate ne rruge, dhe sot i kane ne shtepi per gra.
PërgjigjuLESHTORI autori i shkrimit nuk duhet ti fusi te gjith njerezit ne nje thes.ka me mijera familje qe jetojn ne perendim dhe jo vetem prinderit por dhe femijet te lindur jasht shqiperise jan model i kombit
E pabesueshme. Si ka mundesi qe nje shiftar te shkruaj kaq paster e hapur per veten e tij e familjen e tij. Te kemi parasysh se shiftaret jene rrace e nemur e mafioze deri ne gen e per kete kane pasur gjithmone nje kod qe i shoqeronte kudo e perhere e ngado qe ishin. E kjo ka qene fsherja e gjerave e shtirja. Ata shtireshin per çdo gje e perhere e ngado qe ishin. Kjo vinte si rezultat i fshehjes se poshtersise se tyre qe vinte nga brenda e buronte nga shpirti i tyre i ulet dhe pervers. Por sidoqofte ka edhe asish qe kane kurajo e guxim dhe marrin persiper e i hapin letrat e flasin hapur. Per kete meritojne pershendetje e ti Blendi Mane nje BRAVO te madhe...
PërgjigjuDukesh ti qe je i lexuar... Epike ajo fraza: Po rritesha si ai marinari qe lundronte oqeaneve,por kurre nuk kishte pasur shancin sikur nje here te vetme te kridhej ne dallget e detit...
Vertet mendon se Blendi e ka shkruajtur per familjen e tij kete? Sa te vegjel jeni! Ai ka nje familje te meekullueshme, me tradita, me kulture! Kete shkrim Ai e ka shkruajtur ne emer te shume familjeve Shqiptare qe kane patur kete fat ne jeten e tyre dhe ato jane shume! Fatkeqesi!
Origjina bukur shume
Përgjigjuune e kisha kuptuar me koh kush esht BLEDI MANE.mr qe e pranoj vet djali i kujt esht
PërgjigjuI FUNIT.kur un i kuptoj gjerat ti je Shum mbrapa,por un e kisha se autori ne te gjitha shkrimet e tij (jo vetem kete) i konsideron te gjitha familjet shqiptare si te pa moralshme.tani I FUNIT;me duket se kuptove edhe ti
O Life m prefshin b**et mu po pate kuptuar 1 fjali nga shkrimi
Origjina bukur shumr
Bukur shume origjina
Kjo eshte e verteta e hidhur e popullit Tone ? .me shum dhimje dolem nga diktatura tragjike te hutuar me syt nga quelli mbas shum pushkatimesh larje hesapesh .? Por patem mbrrit nj numer .. tham se ja hodhem .? Sot prap linde pyetja e dyshimi ? Ku gabuam ? Kush na udhehoqi serbi .. grku turku. ? Ushfarosem shqiperia ngeli shkret njerzit u gjunjezuan u poshtruane neper doganat shqiptare neper zyrat e kadstrave gjykatave thuaj se ishim qen rrugesh pa gjet kurr te drejten. ? Pra kush na udhehoqi. ? Punova 15 vite ne itali u ktheva ne vendin Tim te zemres .. me
PërgjigjuBravo...
PërgjigjuMe sakte nuk ka ku te vej
Përgjigju