'Mos ta pësojmë si në fazën e parë', trajneri i Tiranës i druhet Kastriotit! Të martën supersfida Dinamo-Teuta

6 Dhjetor 2021, 12:01| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 12:38

  • Share

Tirana-Kastrioti është një nga dy sfidat që luhen të martën për javën e 12 të Superligës. Bardheblutë që udhëheqin kampionatin vijnë pas fitores me Egnatian, ndërsa krutanët pas shkatërrimit 1-6 nga Kukësi.

“Fazën e parë kemi luajtur me Kastriotin dhe kemi dalë 1-1. Ndeshjet që duken të lehta në letër bëhen të vështira. Do vlerësim dhe përqëndrim maksimal pavarësisht pzoiciononeve ku ndodhemi sepse vlen 3 pikë,”-shprehet Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Po të martën, Dinamo që pësoi një disfatë të thellë 5-0 nga Laçi pret në Elbasan Arena Teutën.

“Dinamo është një ekip mjaft i mirë që duhet ta vlerësojmë pavarësisht ndeshjes së fundit në Laç. Ne si Teuta hyjmë vetëm për tre pikët dhe besojmë se do ia dalim,”-tha Lorenzo Vila, futbollist i Teutës.

“Të them të drejtë nuk e kisha menduar që unë dhe Bledi Shkëmbi do përballeshim kaq herët si trajner, por besoj se Dinamo-Teuta do jetë një ndeshje e bukur,”-deklaron Renato Arapi, trajner i Teutës.

Skënderbeu-Egnatia dhe Vllaznia-Partizani janë dy ndeshjet e së mërkurës, ndërsa java e 12 e Superligës mbyllet të enjten me Kukësi-Laçi.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?