Opozita gjatë një proteste në Tiranë

Mos u shtyni, he ju marrtë e keqja! Ka vend Reçi edhe për ju 'ishat'

27 Tetor 2018, 08:16| Përditesimi: 27 Tetor 2018, 08:19

  • Share

Aksionet e Policisë së Shtetit në luftë me krimin dhe kriminelët, me ngjyrë pa ngjyrë, të lyrë e përlyrë, e kanë mërzitur shumë grupin e dashnorëve të drejtësisë, ligjit dhe shtetit antikrim. Jo për ndonjë gjë, por nuk u shkonte kurrë mendja, se policia dhe prokuroria do t’i nënvlerësonte kaq shumë, duke mos i klasifikuar në llojin e tyre: cironka, sardele, krap apo balenë!

Ndaj, ka plasur një debat i paprecedentë për llojin e peshkut, që po kapet nga rrjeta e sapo hapur, “Forca e ligjit”. Me fytyra të nxira dhe të xhindosura, nxorrën kamat, bajonetat dhe vendosën helmetat, në luftë kundër atyre, që deri dje u ulërisnin dhe u kërkonin që të bënin detyrën: Të luftonin krimin… të mos bashkëpunonin me sojin e tyre, “peshq të mëdhenj grabitqarë”.

Kurrë nuk më shkonte mendja, se do mërziteshin për hiçgjë, sepse nuk është në dorë të rrjetës, por të peshkuesit… që i lanë mbas dore duke mos i identifikuar. Ai zgjedh, se çfarë do gjuaj sot dhe çfarë do gjuaj nesër. Ne na mjafton që ka dalë për gjueti dhe po kënaq urinë tonë me peshkun “qelbës” të drejtësisë…!

Kurse, përsa i përket vlerësimit që i bëni peshkut, jeni të gabuar… askush nuk ua ha hakën! Ju jeni piranja, që keni ngrënë peshq të vegjël dhe të mëdhenj, njerëz për së gjalli, e ua keni bluar kockat, “hekurishtet” dhe letrat me vlerë.

Kështu që, kapja juaj do durim, sepse jeni të rrezikshëm e të pandalshëm…për të bërë dëme. Pra mos u mërzitni për radhën, pas cironkave, ngjalave dhe peshqëve të mëdhenj, është radha e grabitqarëve… peshk dhe qen!

Radha e peshk-qenit do vijë shumë shpejt, ndaj mos u ngutni e mos u shtyni duke dalë nga reshti juaj i “isha-ve”, sepse edhe për ju… ka vend sa të duash në Reç. Nuk do zhgënjeheni, se si shqiptarë duhet ta keni dëgjuar proverbin: Me borxh pa larë e hakë pa marrë, nuk mund të largohesh nga kjo botë!

Ndaj mos u shtyni, he ju marrtë e keqja, se ka supë e vend Reçi, edhe për ju piranja!/Ekskluzive.al/

Komento

Komente

  • sapa: 28/10/2018 10:01

    Me pare te fusin ty ne Rec se ata!Kush i fut ne burg keta?

    Përgjigju
  • lomi: 27/10/2018 14:37

    shkrimi me domethenes se ky sbohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?