Bota

VIDEO/Mosha nuk është justifikim, 71-vjeçarja britanike bën 20 orë në javë palestër dhe thyen rekorde në peshëngritje: Ndihem më mirë se 30 vite më parë

3 Maj 2021, 14:34| Përditesimi: 3 Maj 2021, 14:40

  • Share

BRITANI E MADHE- Mosha nuk është një justifikim! Mary Duffy, 71-vjeçarja britanike është bërë kampione botë në peshëngritje në moshën 60 vjeçare dhe shpenzon rreth 20 orë në javë në palestër.

E moshuara më energjike që keni parë ndonjëherë, është shprehur se tani ndihet më mirë dhe më e shëndetshme se para 30 vitesh.

Pavarësisht se ajo ka dëgjuar gjithmonë “je shumë e vjetër për palestër”, Mary ka thyer rekorde botërore në peshëngritje.

“Unë nuk jam një 70 vjeçare e zakonshëm dhe nuk do të ndalem!”, tha Mary.

Falë punës së vazhdueshme dhe stërvitjes, ajo mori guximin të merrte pjesë në konkursin e saj të parë të peshëngritjes në vitin 2014, në moshën 64 vjeçare.

Mary ra në dashuri me peshëngritjes dhe shpejt filloi të hynte në gara ndërkombëtare të drejtuara nga Shoqata Ndërkombëtare e Peshëngritjes dy herë në vit.

Mosha është vetëm një justifikim kur ka pasion dhe dëshirë!

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?