Mot ekstremisht i ftohtë me temperatura deri në -12°C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

23 Janar 2022, 07:18| Përditesimi: 23 Janar 2022, 07:23

  • Share

Nga mot me temperatura në ulje dhe me kthjellime, do të ndikohet vendi ynë ditën e sotme. Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë polare do të diktojnë orët e para të ditës mot të kthjellët, por ekstremisht të ftohtë në të gjithë vendin tonë.

Parashikohet që pasditja dhe kryesisht mbrëmja të shtoj vranësirat në jug-juglindje por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të jenë negative gjatë gjithë 24-orëshit në zonat lindore. Temperaturat e ajrit ulen sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga –12°C deri në 8°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3-4 Ballë.

Rajoni dhe Europa

Moti – E diel, 23 janar 2022

Europa Qëndrore dhe Europa Juglindore vijojnë me vranësira të dendura dhe reshje dëbore. Po ashtu veriu i kontinetit mbeten në ndikimin e moti të acart dhe dëborës. Ndërsa kthjellimet do të përfshijnë pjesërisht Rajonin e Mesdheut, Gadishullin Iberik dhe Ishujt Britanikë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?