Motër e vëlla në kushte të vështira, apel për ndihmë: Jemi të sëmurë, nuk kemi ku të flejmë

15 Janar 2019, 10:36| Përditesimi: 15 Janar 2019, 11:31

  • Share

Dimri nuk ka qenë asnjëherë më i ftohtë dhe i vështirë për 47-vjeçarin Bardhi Qershori dhe motrën e tij Edlira. Jetojnë prej vitesh së bashku në banesën që u kanë lënë prindërit në Tiranë, e cila nuk ka mobilie, as  dyer dhe as dritare.

Bardhi rrëfen se ka pasur një jetë të vështirë që prej vdekjes së prindërve. Ai vuan nga një sëmundje e rëndë në sy, dhe nga shtylla kurrizore. Nuk ka krijuar asnjëherë familje, varfëria dhe sëmundja e kanë penguar.

Vëlla e motër i kalojnë këto netë të ftohta dimri duke fjetur në dyshekë që i kanë gjetur në plehra. Ndërsa Edlira, 37-vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të dy trajtohen me ndihmë ekonomike, por Bardhi tregon se ato para nuk dalin as për ilaçe, e as për ushqim. Prej kohësh nuk kanë paguar ujin dhe dritat, dhe për këtë arsye u janë ndërprerë.

47-vjeçari tregon se nuk mund të punojë për shkak të sëmundjeve, e për këtë arsye u bën apel të gjithëve atyre që munden ta ndihmojnë, për të kaluar në kushte më të mira këto netë të ftohta dimri.

“Në këtë vend haja bukë, e kam nxirë vetëm duke ndezur qirinj e duke ndezur letra. Kësaj dere i kam vendosur një batanije dhe e kam mbërthyer me gozhda, që mos të na futet i ftohti. Ne e kemi litarin në fyt, të dy me ftohje, jam gjysmë i verbër, invalid. Stresi më i madhë është vetmia. I mbajmë rrobat në këto kosha. Motra dy javë sëmurë. Dritat mi kanë prerë, nuk jam në gjende ti paguaj. I lutem shqiptarëve ta vejnë dorën në zemër, kush e ndjen veten shqiptar të veprojë si shqiptar”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?