Moti i keq, ARRSH njofton mbi qarkullimin rrugor, akset rrugore me problematika: Bëni kujdes për shkak të lagështirës

8 Janar 2021, 09:49| Përditesimi: 8 Janar 2021, 09:53

  • Share

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione lidhur me situatën e reshjeve dhe qarkullimit rrugor.

Përmes një deklarate, ajo bën me dije se gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur reshje dëbore në veri të vendit, si në Dedaj-Razëm, Bajram Curri-Valbonë teksa qarkullimi vijon pa problem.

Si pasojë e reshjeve, në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës teksa kompania e mirëmbajtjes ka ndërhyrë dhe qarkullimi ka vijuar normalisht.

Gjithashtu në pjesën jugore ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar e për pasojë ka sjellë rënie gurësh në aksin Berat-Çorovodë dhe Patos-Ballsh.

Njoftimi i ARRSH-së mbi situatën e reshjeve:

Gjatë natës ka pasur reshje bore në veri të vendit, si në Dedaj-Razëm, Bajram Curri-Valbonë, grupet e punës kanë qenë në terren rruga është e hapur dhe qarkullimi vazhdon pa problem.

Në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut  ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, është ndërhyrë menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes  dhe po punohet akoma  qarkullimi vazhdon normalisht.

Në rajonin jugor ka pasur reshje shiu me intesitet mesatar, si pasojë ka sjellë e rënie gurësh në aksin Berat-Çorovodë dhe Patos-Ballsh, është nderhyre menjeher për pastrimin e rrugëve pa krijuar probleme në qarkullim

Në segmentin Qukës-Pishkash ka prurje të aluvioneve vazhdimisht. Po punohet për pastrimin e plotë të rrugës me mjete e punëtorë.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën

Reshjet e shiut me intensitet të lartë, përmbytje në Lezhë, Vlorë, Shkodër e Fushë-Krujë!

Lajmi kryesor:

Reshje masive/ Fryhet Lana, zbarkon ushtria në Lezhë e Shkodër! Përmbytje edhe në Vlorë e Fushë-Krujë! Bllokohet lëvizja në disa rrugë! Nisin shkarkimet e ujit në hidrocentrale


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?