Moti i keq, edhe Bashkia Përmet e drejtuar nga PD shtyn festimet për në 17 mars

12 Mars 2019, 10:06| Përditesimi: 12 Mars 2019, 13:14

  • Share

Sipas parashikimeve të meteorologëve, Dita e Verës, më 14 mars, do të jetë ditë dimri, ku moti do të pësojë ulje të ndjeshme temperaturash dhe reshje shiu. Nisur nga këto kushte, pas Bashkisë së Tiranës, edhe Bashkia e Përmetit e drejtuar nga Niko Shupuli i zgjedhur nga PD ka vendosur që festimet për "Ditën e Verës" & "Hapja e Sezonit Turistik 2019"  të shtyhen në datën 17 Mars.

“Eventi "Dita e Verës" shtyhet në datë 17 mars! Për shkak të kushteve jo të favorshme atmosferike në datën 14 Mars, festimet për "Ditën e Verës" & "Hapja e Sezonit Turistik 2019" shtyhen në datën 17 Mars. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe ju presim ditën e dielë për të festuar së bashku”, thuhet në sqarimin zyrtar të Bashkisë së Përmetit.

Niko Shupuli, i cili është zgjedhur në vitin 2015 Kryetar i Bashkisë Përmet, si përfaqësues i Partisë Demokratike, detyrë të cilën e ushtron edhe në vazhdim, fton qytetarët që të bëhen pjesë e festimeve këtë të dielë, ku reshjet do i lënë vend motit të ngrohtë dhe qiellit plot shkëlqim mbi qytetin e luleve.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?