Foto ilustruese

Moti i keq me reshje shiu dhe erë të fortë përfshin veriun, pa energji Malësia e Madhe dhe Puka

18 Janar, 21:16| Përditesimi: 18 Janar, 22:03

  • Share

Moti i keq me reshje shiu dhe stuhi ka krijuar probleme në dy prej bashkive te qarkut Shkodër, në Pukë dhe Malësi të Madhe. 

Sipas të dhënave, në Pukë era e fortë kanë lënë qytetin e Pukës pa energji elektrike. Prej paradites qyteti është furnizuar me energji në intervale të shkurtra kohore. Shkak janë bërë difektet e vazhdueshme ne rrjet.

Ndërkohë pa energji elektrike kanë mbetur edhe shumë fshatra. Raportohet se në qytet ende nuk është identifikuar defekti, ndërsa në fshatra shkak për mungesën e energjisë, janë transformatorët, bashkimi i përcjellësve dhe këputjet e linjave.

Në Malësinë e Madhe, janë raportuar probleme me furniizmin me energji elektrike në disa fshatra, për shkak të problemeve me transformatorët. OSHEE bën me dije se po punon për riparimin e defekteve në zona por kushtet e vështira atmosferike e vështirësojnë nderhyrjen.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?