Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën në vend: Rënia e inerteve dëmton urat në Lezhë dhe Shkodër! Lumenjtë nën nivelin kritik

22 Janar 2023, 12:12| Përditesimi: 22 Janar 2023, 12:20

  • Share

 

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e qarqeve të ndryshme të vendit si pasojë e problemeve të shkaktuara nga moti i keq. Pritet që ditën e sotme dhe të nesërme të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët në qarqet Shkodër, Dibër, Korçë dhe Gjirokastër ndërsa pas datës 24 janar parashikohen kthjellime.

Nivelet e lumenjve edhe sot janë nën nivelin kritik, duke mos paraqitur rrezikshmëri për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre.

Ministria ka njoftuar se si pasojë e rënies së inerteve janë dëmtuar disa ura në Shkodër dhe në Lezhë.

“Nuk kanë munguar edhe reniet e inerteve dhe gureve ne rruget nacionale dhe rurale për te cilat strukturat vendore dhe firmat kontraktore kane nderhyre ne kohe per pastrimin e tyre. Janë të demtuara ura në fshatin Bardhaj të bashkise Shkodër, ura e Gjinajve në njesinë administrative Vig-Mnelë të bashkisë Vau-Dejes, ura që lidh fshatin Kolsh dhe lagjen Malësia në bashkinë Lezhe dhe ura në vendin e quajtur Koder Mulliri po në këtë bashki”-thuhet ndër të tjera në deklaratën që dha Brisilda Sina, përgjegjëse e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Bashkia dhe Ministria ‘përplasen’ për situatën në Shkodër! Mësimi i pezulluar në 13 shkolla! Aksi Qafë Thore-Theth i bllokuar


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?