Kronikë

Moti i keq në Vlorë dhe Durrës, pezullohet deri në fund të nëntorit lundrimi i mjeteve të vogla dhe ato të peshkimit, dallgët deri në 8 ballë

26 Nëntor 2021, 09:17| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 10:26

  • Share

VLORË-Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin, që pritet të vijojë edhe javën që vjen ka bërë që autoritetet portale në Vlorë të ndalojnë lundrimin e mjeteve të vogla dhe ato te peshkimit për shkak të dallgëzimit të madh në det.

Udhëtimi i këtyre mjeteve do të jetë i ndaluar deri në fund të muajit nëntor, ku pritet që te këtë edhe një përmirësim të kushteve të motit.  Nga ky urdhër ndalimi i lundrimit nuk janë prekur anijet e pasagjerëve apo anijet e tjera, të cilat nuk kanë asnjë kufizim.

Nga data 26-30 nëntor 2021 dallgëzimi në det mund të shkojë deri në 8 ballë , ndërsa lartësia e dallgëve nga 1.5-3.5 metra.

E njëjta situatë e motit paraqitet edhe në Durrës, ku në autoritetet portale ndaluan lundrimin e mjeteve të vogla të peshkimit. Me vonesë janë nisur gjithashtu edhe 2 tragete drejt Barit, për shkak të erës e cila fryn nga jugu me forcë 8-9 ballë.

Përmirësimi i situatës meteorologjike  të  përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë  saj  për mjetet  e  vogla lundruese dhe të peshkimit  do të  jetë  mbas  datës  30.11.2021.

Ora 10:20
Shi dhe erë e fortë, porti i Durrësit ndalon lundrimi i mjeteve të vogla dhe ato të peshkimit, nisja dhe mbërrija me vonesë e trageteve të udhëtarëve

Për shkak të reshjeve dhe erës së fortë, autoritetet portale në Durrës kanë ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla të peshkimit, ndërsa sipas informacioneve 2 tragete të linjës Durrës-Bari nuk arritën të nisen mbrëmjen e djeshme.

Dy tragetet arritën të niseshin edhe përse me vonesë mëngjesin e sotëm, ndërsa era fryn nga jugu dhe më det të hapur forca është 8-9 ballë.

Moti është me shi dhe me erë dhe pritet të zgjasë disa ditë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?