Moti me shi shkatërron kulturat bujqësore në Kukës! Breshëri dëmton 200 ha me pjeshkë në Peqin

Reshjet e dendura të shiut në Maj-Qershor kanë shkatërruar kulturat bujqësore në Kukës. Fermerët e fshatit Shtiqen kanë kultivuar në total 820 ha toke bujqesore, por afro 320 hektarë të mbjellë me grurë, misër, patate janë dëmtuar nga lagështia dhe temperaturat e pazakonta për stinën.

“Misrin e ka kalbur, thekrën e ka rrëzuar. Fasulet, patatet të gjitha janë prishur. Shteti duhet të na dëmshpërblejë”, thanë ata.

Në fushën bujqësore të Shtiqenit është dëmtuar dhe ushqimi i gjësë së gjallë.

“Vetëm në këtë vend kam 800 mijë lek të vjetra dëm”, tha ai.

Fermeri thotë se tani është i detyruar ta blejë në Kosovë barin për bagëtinë. 

“Dëme të mëdha janë shënuar edhe në frutikulturë. Rreth 200 hektarë me pjeshkë në fshatrat vashaj dhe sheze te bashkisë Peqin janë dëmtuar si pasoj e breshëritë të rënë ditët e fundit. Fermerët ankohen se breshëri ka shkatërruar 80 për qind të prodhimit, me një dëm financiar prej 2 milionë lekësh.

“Gjithë malli ka shkuar dëm, s’di ca do bëj me këto që kanë mbetur në pemë. 80 për qind e mallit është dëmtuar, kam shpenzuar 20 milionë dhe s’di a mund të marr 2-3 milionë lek”, tha njëri prej kultivuesve të pjeshkave.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 21/06/2023 17:01

    Siguroni biznesin DHE prodhimet.ska mo komunizem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?