Edhe e sotmja pritet të jetë një ditë me shi, e karakterizuar përgjithësisht me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës parashikohet ri-fuqizim i vranësirave në një pjesë të mirë të vendit, duke sjellë reshje të përkohshme shiu në territorin Shqiptar. Në majat e maleve do të ketë reshje dëbore.
Mot kryesisht i vranët mbizotëron në të gjithë vendin, Ku më të shpeshta vranësirat mbeten në Qendër dhe Jug të vendit duke rrezikuar reshje shiu si edhe reshje te pakta dëbore në majat e maleve. Orët e pasdites do të kenë përmirësim të përkohshëm të motit duke ri-kthyer kthjellimet, kjo pasi mbrëmja shton serish vranësirat në territor duke krijuar mundësi për reshje të pakta në zonat Jugore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit po ashtu dhe mesditës mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Verior-Verilindor duke gjeneruar ne Adriati dhe Jon dallgëzim mbi 4 ballë.