Mourinho dhe Real Madrid mund të bashkohen, dy futbollistët e Interit thelbësorë për marrëveshjen

8 Janar 2019, 17:49| Përditesimi: 8 Janar 2019, 17:50

  • Share

Jose Mourinho është I papunë që prej 18 dhjetorit pas shkarkimit nga Manchester United dhe për këtë arsye një sërë skuadrash po interesohen për ta ulur ‘special one’ në pankinë. Sipas mediave angleze është çështje kohe që portugezi të rikthehet te Real Madrid pasi Solari nuk po bind askënd në kryeqytetin spanjoll.

Gjithsesi që kjo të ndodhë duhet që më parë të plotësohen disa kushte. Mourinho nuk heq dorë nga futbollistët e Interit dhe ka kërkuar që së bashku me të te Reali të afrohen qendërmbrojtësi Skriniar dhe Mauro Icardi. Reali është e qartë se është në formatim dhe Mourinho kërkon ta rindërtojë duke u bazuar te dy yjet e Interit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?