Jose Mourinho, ish-trajner i Manchester United

Mourinho: Tentova t’i fshihesha zyrtarëve të UEFA-s, por për pak desh vdiqa

20 Janar 2019, 12:32| Përditesimi: 20 Janar 2019, 12:36

  • Share

Jose Mourinho prej dhjetorit nuk është më trajner futbolli pasi u shkarkua nga Manchester United. Portugezi tani është i punësuar si analist sportive në “Bein Sports”, aty ku ka treguar disa të pathëna nga karriera e tij.

Një nga historitë më interesante është ajo e 2005 kur “special 1” drejtonte Chelsea-n. Në fazën e 1/8 Mourinho ishte dënuar me pezullim nga UEFA dhe në turin çerekfinal blutë e Londrës do të përballeshin me Bayern.

Mourinho tregon se nuk mund ta humbiste mundësinë për të dhënë udhëzimet në këtë ndeshje delikatë që për pak i kushtoi jetën.

“Duhej të isha me lojtarët e mi dhe mora një vendim. Gjatë ditës së ndeshjes shkova në stadium që në drekë dhe u futa në dhomat e zhveshjes. Besoj 7 orë para se ajo të fillonte,”-tregon fillimisht Mourinho.

“Doja të isha në dhomën e zhveshjes kur lojtarët të arrinin. Shkova atje dhe askush nuk më pa. Qëndrova si para ndeshjes ashtu edhe në pushim të saj, por problemi ishte si të largohesha. Magazinieri që merrej me rrobat më futi në kosh. Ishte pak i hapur dhe mund të merrja frymë.

Po kur po më nxirrte jashtë nga dhomat e zhveshjes, djemtë e UEFA-s ishin të dëshpëruar të më gjenin kështu që burri mbylli koshin dhe nuk mund të merrja frymë. Kur ai hapi kutinë po vdisja. Seriozisht, isha gati duke vdekur. Ju premtoj, është e vërtetë, është e vërtetë,”-përfundon Mourinho.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mjekësia/ 3 vite punë me detyrim ose paguaj studimet, si e vlerësoni?