Mrekullitë ekzistojnë! Njihuni me mjeken dhe infermieren që shpëtuan nxënësen nga vdekja në Gramsh

6 Qershor 2019, 22:51| Përditesimi: 7 Qershor 2019, 12:11

  • Share

Mjekja dhe infermierja në një fshat të thellë të Gramshit shpëtojnë vajzën nga vdekja e sigurt. Sërish një lajm sa dramatik, por aq edhe i mrekullueshëm nga Gramshi. Dhe protagonistë janë po ato, infermierja e fshatit Rruzhdije Xheka dhe doktoresha e Qendrës Shëndetësore Tunjë, Drilona Dermyshi.

Sot, nxënësja e Shkollës së Mesme Tunjë, Saida Latifi, është kthyer në jetë për herë të dytë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13.20 minuta pas përfundimit të mësimit. Vajza kishte marrë një biçikletë pa frena, por në qendër të fshatit biçikleta merr një shpejtësi marramendëse dhe vajza i bie me kokë një muri. Për pasojë ajo pëson një çarje të kafkës rreth 10 cm dhe bie pa ndjenja në tokë.

Për ngjarjen janë njoftuar infermierja e fshatit Rruzhdije Xheka dhe doktoresha e Qendrës Shëndetësore Tunjë, Drilona Dermyshi të cilat kanë mbërritur për 2-3 minuta pranë vajzës duke i dhënë ndihmën e parë. Ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e tyre kanë bërë që vajza të mbahet në jetë. Pasi ka marrë ndihmën e nevojshme në fshat, ajo është dërguar për në spitalin e Gramshit për shërbim më të specializuar.

Dëshmitarë okularë bënë me dije për Report Tv se përplasja ishte shumë e fortë dhe plaga në kokën e nxënëses mjaft e madhe. “Në thamë se ajo humbi jetën pasi i dilte gjak dhe ishte pa ndjenja. Njoftuam infermieren e fshatit dhe mjeken dhe ato mbërritën sa hap e mbyll sytë. Ndërhyrja ishte tepër e shpejtë, e mbi të gjitha profesionale. Vajza ishte me fat dhe e ka jetën e dytë. Është edhe fat për ne që kemi një infermiere dhe një mjeke të tillë sepse nuk gjen kollaj sot në fshatra specialistë të tillë”, tregon burimi.

Për të gjithë lexuesit kujtojmë se infermierja Rruzhdie Xheka para pak kohësh shpëtoi një djalë që ishte kafshuar nga nepërka. Asaj iu desh të udhëtonte e vetme mes malesh dhe pyjesh për të mbërritur tek djali dhe për ta shpëtuar nga vdekja.


Doktoresha Drilona Dermyshi

Ky është rasti i dytë brenda pak kohësh çfarë nënkupton se kjo zonjë, bashkë me mjeken, janë një bekim për banorët e këtyre fshatrave. Në fakt këto janë heroinat e vërteta të kohëve tona. Sepse të jesh mjek mes qytetesh të mëdha dhe me të gjitha pajisjet moderne të kohës, nuk mund të cilësohesh i tillë.


Infermierja Rruzhdie Xheka

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Faleminderit: 12/06/2019 22:14

    Faleminderit zonja qe ne keto kohe kafsherish te cdo lloji(me gjithe respektin per kafshet),ju sillni kaq humanizem!Nderime!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?