Muaji i ndërgjegjësimit për autizmin, prindërit: Kushi e vetmja që s'priti fëmijët autikë! Shërbimet për trajtimin të pamjaftueshme

22 Prill 2022, 20:20| Përditesimi: 22 Prill 2022, 20:27

  • Share

Fëmijët me spektrin e autizmit  ende vuajnë mungesën e disa shërbimeve të cilat i pengojnë në zhvillimin e mëtejshëm të tyre. Në konferencën shkencore drejtoresha e Klubit Kombëtar të Prindërve të Fëmijëve me ÇSA, deklaroi  se problematika më e mprehtë mbetet  gjithëpërfshirja në arsim, ndërsa shprehu zhgënjimin që ministrja e Arsimit Evis Kushi nuk ka zhvilluar asnjë takim për të trajtuar problematikat

“Ministrja e arsimit duhet të krijonte një frymë më bashkëpunuese, të më fali ministrja e arsimit që e cilësoj, por me ardhjen e ministres së re nuk jemi kontaktuar asnjëherë me ministren. Kemi takuar zv.ministren, por vetë me ministren nuk e di pse. Ne jemi target grupi që i themi gjërat ashtu siç janë-tha Eglantina Bajrami.

Studiuesja shqiptare Fatjona Lubonja solli përvojën e saj nga SHBA se si punohet për përmirësimin e kushteve për fëmijët me spektrin autik dhe që ministria e shëndetësisë deri më tani nuk i ka propozuar.

“Të gjitha këto teste që kam bërë këtu janë për research, nuk janë për diagnostikime mjekësore në spital etj etj, të mundohemi të dizenjojmë me dizanje të ndryshme që fëmija të mos ketë stres. Ne jemi mësuar t’i mësojmë dydimensionale të gjitha . Kjo është 3 dimensionale. Kjo është e nevojshme për kirurgjinë, neurologjinë etj. Kjo mendoj që nuk është në Shqipëri. Kjo quhet artraki, si telekomondë duket dhe është si syze dhe  vendos në sy dhe sheh nëpërmjet lëvizjes së nervit të syrit”.

Zv.min e Shëndetësisë Denada Seferi pranoi se pavarësisht se jemi në vitin e 3 që kemi miratuar fondin social dhe tashmë është mundësuar ngritja e shërbimeve, që ende janë  të pamjaftueshme.

“Sigurisht, a janë të mjaftueshme, sigurisht që jo sepse ne po e shikojmë që shërbimet duhet të zgjerohen që shërbimet të jenë më të specializuara.”- tha Denda Seferi zv Min. e shëndetësisë.

Muaji Prill është muaji i ndërgjegjësimit mbi autizimin dhe kërkohet më shumë vëmendje ndaj këtij target grupi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të prodhojë rezultat?