Muça: ‘Çmenduria’ e Metës në median estoneze që turpëron Shqipërinë

9 Tetor 2019, 19:28| Përditesimi: 9 Tetor 2019, 19:30

  • Share

Ilir Meta ka vazhduar ditën e djeshme ‘çmendurinë’ e tij politike duke sulmuar në një media estoneze kryeministrin Rama. Pas luftës me Venecian e cila me opinionin e saj e ‘’shkarkoi’’ pak ditë më parë për shkelje të Kushtetutës e ku nga ana tjetër ky komision i cilësoi zgjedhjet e 30 qershorit si legjitime, Presidenti Meta i tërbuar nga beteja e tij  e humbur për të penguar zgjedhjet, sulmon kryeministrin e vendit të tij në mediat  e huaja.

Ilir Meta me intervistën e dhënë dje për median estoneze ku theksonte se ”Rama ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizimin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend”, ka prekur fundin dhe a ka turpëruar si komb. Kjo deklaratë e tij në cilësinë e Presidentit të Republikës është një turp e një marrë që të bën të vësh duart në kokë. Presidenti, i cili presupozohet të jetë simboli i unitetit kombëtar del në mediat e huaja dhe flet larë e pa larë kundrejt kryeministrit të vendit të tij dhe të gjithë institucioneve Kushtetuese të shtetit.

Ilir Metës ‘ja kemi falur’ (edhe pse nuk i takon si President) që të bëjë politikë në Tiranë dhe brenda përbrenda vendit. Në Shqipëri është pranuar edhe Ilir Meta që edhe pse i zgjedhur President të bëjë fushatën elektorale të LSI-së, ku nga një video e dalë në media del teksa i jep një zarf një qytetari si qokë para zgjedhjeve. Por, të nxijë vendin e tij në mediat e huaja një javë para vendimit për çeljen e negociatave Shqipëri-BE, është e turpshme dhe e papranueshme.

Ilir Meta lojën e tij politike me Edi Ramën mund ta luajë brenda vendit. T’i thotë (siç ka bërë) një mijë të zeza, pasi në fund të fundit shqiptarët dinë kë zgjedhin në ditën e zgjedhjeve, siç kanë bërë deri më sot, por, kurrësesi nuk duhet çuar nëpërmend që një President që duhet të përfaqësojë unitetin e kombit, pa pikën e turpit shkon e nxjerr mllefin e tij politik ndaj kryeministrit të vendit të tij.

Sikur të mos mjaftonte Basha e Kryemadhi që nuk kanë lënë asnjë kancelari e parlament në BE pa mbushur me mllef politik për të penguar negociatat, tani çmenduria arrin kulmin, kur shkon vetë Presidenti dhe shan qeverinë e vendit të tij dhe institucionet  Republikës që përfaqëson.

Por, e gjithë çmenduria e Metës që u derdh dje ne median estoneze është në fakt trguesi i qartë i hallit të madh që ka Meta në raport me vazhdimin e jetës së tij politike. Akti i sulmit ndaj institucioneve të vendit të tij ne mediat e huaja është vetëm episodi i fundit që tregon se atij si ka intersuar kurrë integrimi i vendit në BE (siç i vuri emrin partisë apo propagandon sot), por integrimi i interesave të tij personale në agjendën e pushtetit dhe drejtësisë së re, për të cilën bëhet e gjithë lufta opozitare.

Komento

Komente

  • Ela: 10/10/2019 13:24

    Cfare gazetari hahahah.... Po mire qe Meta qenka i keq, po qeveria pse nuk e lufton krimin dhe korrupsionin? Po pse mo kush e mbushi shqiperine me kanabis dhe banda? Jo vetem Meta, por edhe te tjeret(Rama,Basha,Sala,Balla) duhet te shporren!

    Përgjigju
  • djalli: 10/10/2019 11:10

    tpaska ardh veza ke by***, Meteee...hahahah Pendohu Mete, vetem i penduari i pare perfiton...hahahah Sna ka harru Zoti hala, ne shqiptareve!!!, kam besim qe do kemi fatin tju shohim keq, ashtu sic po vuan i gjith populli per faji tuaj!

    Përgjigju
  • Proka: 10/10/2019 00:30

    Nese eshte e sakte atehere Presidenti Meta duhet te shkarkohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?