Lulzim Basha

Muça: Një gënjeshtër maqedonase për të fshehur frikën nga gara në Shqipëri

21 Tetor 2019, 17:36| Përditesimi: 21 Tetor 2019, 17:37

  • Share

Në Tiranë Lulzim Basha vazhdon të luajë një komedi politike e cila kalon kufinjtë e qesharakes. Sot kryedemokrati ka dalë në një konferencë për mediat duke dhënë lajmin se Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqjen ndaj të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Edi Rama.

Duke thënë një gënjeshtër publike (pasi Zaev as nuk është dorëhequr e as nuk i është rrëzuar qeveria) , Lulzim Basha përsëtiste se Edi Rama duhet të dorëhiqet, duke mos guxuar të flasë për zgjedhjet si opsion i marrjes pushtetit nga opozita, pasi dihet që ai i ka tmerr zgjedhjet (të cilat si ka fituar kurrë as brenda partisë së tij, as si kryebashkiak, por vetëm ja kanë dhuruar).

Por, për të kuptuar frikën e Bashës dhe paralelizmin kaps me Maqedoninë e Veriut duhet që së pari të njohim faktet dhe dinamikën e zhvillimeve në shtetin fqinj.

Kryeministri Zaev përpara dhënies së vendimit për negociatat kërcënoi me dorëheqje në rast të një vendimi negativ nga BE. Por, pas vendimit të për të mos u hapur negociatat, ai nuk e dha dorëheqjen dhe sot që flasim ai dhe qeveria e tij drejtojnë Maqedoninë e Veriut deri në Janar.

Sa i përket qeverisë teknike që Maqedonia e Veriut do të ketë në Janar, është një çështje që ky shtet e ka të parashikuar në Kushtetutë. Pra, përpara çdo gare zgjedhore, sipas Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, vendi duhet të ketë një kryeministër teknik që vendoset nga mazhoranca dhe ministrat që vendosen bashkërisht me opozitën. Pra, nuk ka është dorëhequr Zaev, por e detyron Kushtetuta të ikë tre muaj para zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, Zaev ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme në Prill të 2020, pra pas anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Pra, Zaev po përpiqet të përdorë në favor të tij një arritje të madhe të vendit në mandatin e tij qeverisës, për ta përkthyer atë në një kartë fituese për një mandat të dytë.

Fakti që BE ka stërthënë faktin që mosçelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk ishte për shkak të ecurisë së dy vendeve (që i kishin bërë detyrat e shtëpisë) por për shkak të përplasjeve brenda BE-së, konfirmon edhe njëherë se zgjedhjet e parakohshme të Zaev nuk kanë lidhje me negociatat, por me kalkulimet elektorale të koalicionit në Shkup pas anëtarësimit në NATO.

Sa më lart, kuptohet qartë se deklarata e sotme e Bashës nuk ishte asgjë më shumë sesa dëshmia e frikës së Bashës nga zgjedhjet, nga gara si koncept, ndaj kërkon dorëheqje dhe pushtet në tavolinë. Dhe këtë e kërkon duke ngritur një gënjeshtër si dorëheqja e Zaev.

Komento

Komente

  • asl: 21/10/2019 18:17

    Cfardo qe te ndodhe ti Luli i vocer nuk i fiton dot zgjedhjet je komplet kalama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?