Presidenti i Republikës Ilir Meta në një intervistë të dhënë sot për ‘News24’ ka bërë deklarata sikur të ishte kryetar opozite. Kjo nuk është prej kohësh një gjë që e befason opinionin publik, për arsyet që të gjithë i dinë, e megjithatë kjo është një e metë e Metës President. Ai ka sulmuar kryeministrin e vendit sikur të ishte shef opozite edhe pse pozicioni që mban është që të jetë mbi palët dhe simbol i unitetit kombëtar. Sikur të ishte edhe de jure në krye të opozitës, deklaratat e sotme kundër kryeministrit nuk do të ishin anormale, por nga karrigia e presidentit janë jonormale. Po flasim për kryeministrin si instiitucion, jo si emër. Por, fundja me këtë histori jemi mësuar në terrenin shqiptar ndaj edhe kjo nuk na bën më përshtypje.
E meta e dytë që doli sot në pah gjatë intervistës së Metës, ishte qëndrimi i tij se Rama, njëlloj si Zaev duhet të dorëhiqej dhe se është e gjitha përgjegjësi e Shqipërisë mosçelja e negociatave me BE-në.
Për argumentin e dytë kemi disa fakte që rrëzojnë Metën, e këto fakte janë deklaratat e gjithë liderëve të BE-së dhe kancelarive. Ata kanë thënë e stërthënë (kancelarja Merkel e para) se përgjegjës për mosçeljen e negociatave me BE të Shqipërisë e MV është përplasja brenda vetë unionit. Sepse, që të kuptohemi, Shqipëria e MV kanë probleme plot padiskutim, por nuk po flitej për anëtarësim në BE, por për fillim negociatash që zgjasin derisa standartet e vendeve kandidate të arrijnë ato të BE-së.
Sa i përket argumentit se Rama duhet të dorëhiqej si Zaev, Ilir Meta gabon dy herë. Jo sepse i kërkon Edi Ramës të dorëhiqet, sepse atë e bën çdo kryetar opozite (e Ilir Meta po sillet si i tillë e jo si president prej shumë muajsh) e deri këtu nuk ka asnjë problem, por sepse ai përpara një muaji shkeli fjalën e dhënë. Ishte Ilir Meta që u bëtua se do dorëhiqej nëse Venecia do shprehej se ai ka shkelur Kushtetutën me ç’dekretimin e 30 qershorit. Kur Komisioni i Venecias u shpreh se anullimi i zgjedhjeve ishte një veprim që Kushtetuta nuk e lejonte, ai u fsheh pas interpretimeve dhe nuk u dorëhoq.
Gabimi i dytë është në krahasimin mes rastit të Maqedonisë së Veriut dhe pozicionit të Zaevit me Shqipërinë e Ramën. Këto janë dy raste që nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin, pasi sakrificat dhe besa që kishte bërë MV me BE-në, u shktatërruan nga pabesia e kësaj fundit. E jo vetëm kaq, por Zaev që që përbetuar të dorëhiqej nëse përgjigja nga BE do të ishte JO, nuk u dorëhoq, por do të çojë vendin në zgjedhje në prill të 2020, që përkon me anëtarësimin e MV në NATO e që do përdoret si kartë fituese në zgjedhje.
Këto të vërteta Ilir Meta i di më mirë se çdo shqiptar, por kur nuk flet si President por si kryeopozitar, e vërteta ka pak rëndësi.
Ilir Meta sot nuk mund të flasë për dorëheqjen edhe sikur të gjitha ato që tha të ishin të vërteta, sepse ai i pari nuk është shembulli për tu ndjekur.
Ndërsa sa i përket deklaratave të tij se mosçelja e nagiciatave ndaj MV ishte padrejtësi, ndërsa la të kuptohej se Shqipërisë ‘mirë ia bënë’, është dëshmia e qartë se Ilir Meta ndryshe nga çi ka vënë emrin partisë apo deklaratat që bën vazhdimisht, gjëja e fundit që ëndërron është Shqipëria në BE. E për këtë duhet mirëkuptuar, pasi standarti i BE për drejtësinë e jo vetëm është një problem real e këtë e tregojnë me sulmin ndaj reformës në drejtësi.
Un e di që presidenti është garant për opozitën prandaj zgjidhet nga opozita por parlamenti shqiptar është i pa përgjegjshëm sepse nuk ka as gjykat kushtetuese dhe injorantët e quajn se bëhet pal me opozitën
PërgjigjuMeta kur flet per florin ja te drejte ja njeh vleren
PërgjigjuPopulli duhet ta degjoje kete Kameleon se si rreagon dhe flet nen petkun si president . Gazetaret duhet te japin me shume shpjegime e fakte per te si Idiot dhe Kastli pa pergjegjesi persona,mbasi sot duhet te themi ,U dogjem nga Qulli ,Hey fryi Kosit ,Ky Evil qe sot hiqet si Shpetimtari i Kombit e Popullit ,ku ne Idealin dhe dejet e tije eshte rritur e zhvilluar Komunizmi dhe menyra si te veproje edhe ne ate qe sot fatkeqesisht e thirrim Democracy ,sjelle nga Kopilet e lene mbrapa nga ish Komunizmi ,si nje karvan qe eshte betuar dhe eshte misheruar nga Baballaret qe i edukuan me ate fryme ,dhe Sot te gjithe ato sebashku me ato Particka P.D.-L.S.I ,Qe i frymezojne ato kokrra te mbetur si fryma e fundit deri ne zhdukjen Varrosjen e tyre perfundimtare ,qe i kane sjelle Popullit Besnik ,Burreror dhe plot Dinjitet ,aq trazira ,sa gjithcka do mesohet mbas krijimit perfundimtar te SPAK e DREJTESI , Dhe Shqipetaret do te lindin sebashku edhe nje here mbas aq mundimesh dhe tortura qe pesuan brezat e meparshem e te sotem , sa per presidentin tone aq te urte dhe buzeqeshes me Koke te vertete Neperke ,ai e din se cfare kerkon e ben ,por gjithcka e mbyll duke fajesuar madje ato qe e zgjollen president ,.Qe ishte e do jete dita me e mallkuar ne historine Kombetare dhe brezat qe vijne ,Sidoqofte Populli e Drejtesia jane se fundi Fitimtar ,per te ndertuar nje jete bashkekohore ,vellazerore dhe jo me Miza Kali .Popull jeni lodhur dhe shperfillur nga keto Krokodile qe sot merakosen dhe buzeqeshin per te ardhmen tuaj Nese dikush ka pare Krokodile te Buzeqeshe ,jane keto Gjakpires qe merakosen per ju ,qe serish ju shtyjne ne urrejtje Kombetare ,Aresyeja te shpetojne lekuren e ture te Semure dhe Kanseroze
Përgjigju