Sport

Mundësja e parë shqiptare që fiton në Botëror, Drazhi: Ky vetëm fillimi, dua të ngre flamurin në 'Lojrat Olimpike'

17 Nëntor 2021, 12:23| Përditesimi: 17 Nëntor 2021, 13:34

  • Share

Albina Drazhi është mundësja e parë shqiptare që arrin të fitojë një ndeshje në kampionatin Botëror të zhvilluar pak ditë më parë në Beograd. Ajo mposhti 10-0 me pikë bullgaren Hristova.

‘Ishte një mundësi dhe një ekpseriencë shumë e bukur që do mbetet në memorien time, por që padyshim nuk do jetë i fundit. Ishte një hap i parë që shkoi me sukses sepse fitova një ndeshje dhe arrita deri në çerekfinale,’-u shpreh 23-vjeçarja.

Albina, sot është mundëse profesioniste, por fillimisht e ka nisur si volejbolliste. Një sport që sipas saj i ka dhënë shumë e ka ndihmuar tej mase për të fituar eksperiencë.

‘Mbështetje shumë të madhe, që nuk mund ta lë pa përmendur, është nga trajneri im i parë që kam patur në volejboll. Sporti im i parë ka qenë volejbolli dhe trajnerin e falenderoj shumë pasi ka luajtur rol të rëndësishëm moral. Pjesa më e madhe në një garë është psikologjike pasi nëse futesh me vetëbesim arrin gjithçka,’-deklaron mundësja.

Drazhi është e bindur se suksesi në Beograd është vetëm fillimi, ndërsa tregon për atë që ka dëshirë të arrijë së shpejti në mundje.

‘Do më pëlqente të ngreja flamurin shqiptar në arenat ndërkombëtare, kampionatet europian, kampionatet olimpike dhe pse jo në Lojrat Olimpike Paris 2024,’-tha ajo.

23-vjeçarja tregon se familja e saj, por edhe shoqëria janë mbështetësit më të mëdhenj që ajo të merret me mundjen.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?