Mundohuni të jeni të kujdesshëm dhe tolerantë...zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju

12 Mars 2020, 08:02| Përditesimi: 12 Mars 2020, 08:14

  • Share

DASHI 21. mars - 20. prill

Mundohuni te jeni me te kuptueshëm dhe me tolerante me atë qe keni ne krah sot nëse doni qe gjerat te shkojnë mire. Do e shihni qe shume shpejt harmonia do te mbizotërojë ne lidhjen tuaj. Beqaret do dalin ne takime, por nuk do mund te nisin dot një lidhje serioze ashtu si e kane ëndërruar. Tregohuni largpamës ne planin financiar. Edhe pse buxheti do jete i mire mendoni edhe për te ardhmen.

DEMI 21. prill - 21. maj

Gjate ditës se sotme do i mendoni me mire gjerat ne lidhjen tuaj dhe do merrni disa vendime. Flisni për gjithçka me partnerin ne mënyrë qe edhe ai te jete ne dijeni. Beqaret do takohen me dike i cili nuk bën për ta. Kujdes sepse ai mund te përfitojë nga ju dhe t’iu lëndojë. Mos bëni asnjë transaksion te nxituar financiar sepse situata do jete goxha e ndërlikuar. Beni edhe pak durim.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Nuk do ndiheni mire sot pranë atij qe keni ne krah. Flisni me te dhe mos e mbani këtë lidhje vetëm për t’i bere qejfin. Mendoni pak me shume për veten tuaj. Dita duket premtuese për beqaret. Bëjini sytë katër dhe shfrytëzoni çdo mundësi qe do iu jepet për te dale. Financat do jene te mbrojtura. Nuk do keni probleme kështu qe përfitoni për te bere ndonjë shpenzim me tepër.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Ju të dashuruarit nuk do jeni shumë shprehës sot dhe kjo gjë mund të sjellë probleme me partnerin. Gjërat nuk kanë për t'iu ecur aspak siç keni dashur. Beqarët do vazhdojnë ta kenë të vështirë gjetjen e partnerit ideal kështu që do mbeten sërish të vetmuar edhe sot. Në planin financiar yjet do ju ndihmojnë të gjeni zgjidhje për problemet, por gjendja sërish ka për të qene delikate.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Do lindin keqkuptime të shumta sot ndërmjet jush dhe atij që keni në krah kështu që shumicën e kohës do jeni të mërzitur. Beqarët më mirë të mos tentojnë fare sot për ta ndryshuar statusin e tyre sepse yjet nuk do i kenë në favor. Gjendja e financave do jetë shumë më problematike nga më parë dhe do gjendeni në vështirësi edhe për shpenzimet më të vogla.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Ditë pozitive do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Në shumë momente do ndiheni mirë me partnerin dhe do mendoni të hidhni edhe hapa më tej me të. Beqarët do kenë një ditë goxha të animuar dhe të mbushur me takime impresionuese. Financat kanë qenë edhe më të mira më parë kështu që sot duhet bërë çdo shpenzim me shumë përkujdes dhe maturi.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Ka rrezik që sot të ketë konflikte e debate mes jush dhe atij që keni në krah. Do jeni të palogjikshëm të dyja palët dhe mund të thoni gjëra vërtet të gabuara për njëri-tjetrin. Beqarët po nuk takuan persona interesantë deri ne pasdite, nuk duhet të shpresojnë në orët më të vona. Në planin financiar keni për të pasur fat me shumicë dhe mund të arrini më në fund ta stabilizoni gjendjen.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Klima në jetën tuaj ne çift do jetë shumë e ngrohtë sot. Do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do i pranoni më në fund gabimet tuaja. Kjo është më e rëndësishmja nga të gjitha në fakt. Beqarët nuk do jene me fat për ta takuar princin e tyre të kaltër, por nuk do brengosen për këtë gjë, Buxhetin do dini si ta mbani të stabilizuar gjatë gjithë kohës dhe nuk do ju dalin aspak probleme.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Dita e sotme nuk do jetë aq e qëndrueshme sa ju do kishit dashur sot, megjithatë probleme serioze nuk do keni në asnjë moment. Bëjini sytë katër në çdo moment dhe jepini rëndësinë e duhur partnerit. Beqarët mundet edhe të zhgënjehen nga disa persona kështu që duhet të shohim mirë ku do shkelin. Me shpenzimet, por u treguat vigjilentë nuk keni për të pasur aspak vështirësi.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Sot do jetë një ditë shumë e ekuilibruar për gjithë ju të dashuruarit. Do jeni shumë të logjikshëm e të kuptueshëm kështu që gjithçka me partnerin do ecë më së miri. Edhe ata që kanë pasur zënka më parë do ndihen më të qetë. Beqarët do kenë shumë kërkesa dhe nuk do mund ta gjejnë personin e duhur. Në planin financiar, me pak ekonomi do arrini ta kaloni ditën pa probleme.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Do ndiheni shume mire pranë partnerit tuaj sot kështu që mund të ndiheni gati edhe për te filluar projekte interesante së bashku. Këto të fundit do ju bashkojnë edhe më shumë dhe do ju bëjnë të njiheni nga një tjetër këndvështrim. Beqarët do ja lënë gjërat kohës dhe do kenë më shumë fat. Në planin financiar do bëni çdo gjë që ta mbani situatën sa më të stabilizuar.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Ambienti ne çift do jete i zymte. Mos flisni me partnerin për ndonjë te fshehte qe mund t’i keni mbajtur sepse atmosfera do te ndizet me tepër dhe do keni mosmarrëveshje te mëdha. Beqaret do kenë mundësi me shumice për te joshur. Disa do afrohen mjaft me një mik te vjetër. Tregohuni me te kujdesshëm me financat dhe menaxhojeni me kujdes buxhetin tuaj.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?