Mungon PS, dështon sërish komisioni hetimor për shëndetësinë

5 Prill, 15:26| Përditesimi: 5 Prill, 15:41

  • Share

TIRANE- Për të dytën herë radhazi, Komisioni hetimor për koncesionet në Shëndetësi nuk u zhvillua. Shkak edhe kësaj here u bë mosparaqitja e anëtarëve të mazhorancës.

Kryetarja Albana Vokshi tha se bojkoti është një mënyrë për të bllokuar punën e komisionit, pasi Edi Rama nuk do që të funksionojë normalisht.

“Sot do diskutonim dhe miratonim dokumentet e përgatitur me ekspertët ligjorë, kërkesat për informacion tek institucionet por edhe tek koncesionarët për të pasur një pamje më të detajuar se çka ndodhur me koncesionet në shëndetësi, check-up dhe sterilizimi, në bindjen tonë, korruptivë.”, tha Vokshi.

Përballë kësaj situate, Vokshi u shpreh se do t’i dërgojë që sot kërkesat për informacion.

Përmes një shkrese zyrtare, Partia Socialiste e argumentoi bojkotin me faktin se sipas saj, “Komisioni Hetimor për Check-up nuk ka arsye të mblidhet deri në hartimin e planit hetimor”.

“Po tentoni të injektoni frymën e imponimit, paragjykimit e nxitimit për të realizuar një proces partiak politik e jo një proces të rregullt ligjor,” thuhet në letrën e anëtarëve socialistë të këtij Komisioni.

“Mbledhja e një komisioni hetimor që të konsiderohet e vlefshme kërkon prezencën e 50+1 e anëtarëve të komisionit. Si rrjedhojë Kryetarja përpara se të thërrasë një mbledhje duhet të sigurohet për prezencën e kourumit të kërkuar duke u koordinuar me të gjithë për datën, orën, vendin dhe rendin e ditës së mbledhjes pasardhëse”, thuhet në letër.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?