Sport

M.United fiton 3 pikë me përmbysje kundër Brighton! Sevillia rihap totalisht La Liga-n, Barca ka sonte shansin e artë

5 Prill 2021, 10:25| Përditesimi: 5 Prill 2021, 12:08

  • Share

Manchester United ka hedhur një tjetër hap të sigurtë drejt kualifikimit në Champions League për sezonin e ardhshëm, pasi ‘djajtë’ kanë mposhtur 2-1 me përmbysje Brighton në Old Traford për llogari të javës së  30 të Premier League.

Ndeshja nisi në malore për të besuarit e Solskjaer të cilët në minutën e 13 u ndëshkuan nga një ish si Dani Ëelbeck. Pavarësisht tentativave pjesa e parë do mbyllej me këtë rezultat, ndërsa në të dytën Rashford do të rikthente baraspeshën përkohësisht. Golin e fitores më tej e realizoi Grenëood 7 minuta para fundit. Pas 30 javësh kampionat Manchester United renditet në vendin e dytë me 60 pikë, 14 më pak se City, ndërsa ka 11 më shumë se Tottenham-i i vendit të pestë.

Ndërkohë në La Liga Atletico Madrid ka komplikuar gjithçka për titullin, që dukej në duar të sigurta disa javë më parë. Skuadra e Simeone-s këtë javë është mposhtur 1-0 nga Sevillia, që me këtë fitore ka blinduar vendin e katërt në renditje. Golin tre pikësh kundër Atletico Madrid e realizoi Acuna në minutën e 70, ndërsa në pjesën e parë Ocampus humbi një penallti.

Sakaq sonte do të luajë Barcelona kundër Vallodolid, e cila në rast fitoreje do të ngjitej në vendin e dytë me 65 pikë, 1 më pak se Atletico Madrid që kryeson. Aktualisht vendi i dytë në La Liga mbahet nga Real Madrid me 63 pikë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?